Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Masa të reja për ata që vijnë nga aeroportet Milano-Malpensa dhe Treviso

Data:

04/03/2020


Masa të reja për ata që vijnë nga aeroportet Milano-Malpensa dhe Treviso

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, informoi, në konferencën e sotme për shtyp (4 Mars 2020), se nuk ka pacientë të rinj pozitivë për COVID-19 në vend, përveç pacientes së parë dhe të vetme, e cila është e shtruar në spital dhe është në gjendje të mirë.

Ministri gjithashtu njoftoi se për të rritur më tej nivelin e kontrollit është futur një masë e re pra bëhet fjalë për përpilimin, nga të gjithë pasagjerët që vijnë nga aeroportet e Milano-Malpensa dhe Treviso në fluturimet WizzAir, të një "pyetësor për gjurmim shëndetësor". Ky pyetësor, i cili do tu shpërndahet pasagjerëve gjatë fluturimit, përmban informacione mbi vendqëndrimin e udhëtarëve gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut dhe do të përdoret që autoritetet lokale të kontaktojnë njerëzit në rast të simptomatologjisë së dyshuar pas mbërritjes së udhëtarëve në vend. Në atë rast, autoritetet do të jenë në gjendje të aktivizojnë protokollet dhe të paralajmërojnë njerëzit që në aeroplan janë ulur në afërsi të pasagjerit me simptome të dyshimta.

http://zdravstvo.gov.mk/ushte-edna-merka-za-podignuvanje-na-kontrolata-patnicite-so-avionite-na-wizz-air-od-milano-i-venecija-na-skopskiot-i-ohridskiot-aerodrom-kje-popolnuvaat-zdravstven-lokator-karta-za-kontrola-i-sledlivo/

https://vlada.mk/node/20405


393