Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Prenotoni një termin në Zyrën Konsullore

Nga data 1 Nëntor 2022 është e mundur të rezervoni termin në Zyrën Konsullore/Vizave të Ambasadës Italiane në Shkup. Rezervimet mund të bëhen duke hyrë në portalin Prenot@Mi: https://prenotami.esteri.it, në përputhje me orarin e hapjes së Ambasadës për publikun. Kujtojmë përdoruesit se rezervimi është një mjet për thjeshtimin e veprimtarisë organizative dhe se, përveç arsyeve urgjente dhe mundësie, takimet e bëra me rezervim përmes portalit Prenot@Mi do të menaxhohen me prioritet.

KUJDES: Të interesuarit njoftohen se Ambasada nuk përdorë agjenci të jashtme për përpunimin e procedurave të vizave. Kërkesa për takim, për aplikim është e lehtë dhe falas, përmes programit Prenot@mi që sapo përmendëm. Për më tepër, është gjithmonë e mundur të kërkosh informacion nga Seksioni Konsullor i Ambasadës, me email ose duke telefonuar gjatë orarit të pritjes së telefonatave.

Formularët, që duhet të plotësohen në një kopje dhe me shkronja latine, janë falas dhe mund të shkarkohen nga seksioni Modulistica. E vetmja pagesë që duhet bërë është ajo e vizës (shih tabelen e çmimëve), e cila duhet të paguhet në Ambasadë gjatë paraqitjes së aplikimit në monedhën vendase.