Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

RREGULLAT E HYRJES NË ITALI VAZHDOHEN DERI MË 30 PRILL 2022

Data:

01/04/2022


RREGULLAT E HYRJES NË ITALI VAZHDOHEN DERI MË 30 PRILL 2022

Sipas urdhëresës së Ministrisë të Shëndetësisë të datës 29 mars 2022, e cila zgjat masat e urdhëresës së mëparshme të datës 22 shkurt 2022, deri më 30 prill 2022, për të hyrë në Itali nga Maqedonia e Veriut apo nga ndonjë vend tjetër, mjafton të posedoni:

Çertifikaten e gjelbert Kovid-19 ( Çertificakten e vaksinimit, Çertifikaten që demonstron se e keni kaluar Kovidin) ose test molekular/antigjenik negativ

Formularin PLF (Passenger Locator Form) në formë digjitale ose në letër.

Në rast se dokumentet e lartëpërmendura nuk prezentohen, aplikohet masa e karantinimit për 5 ditë me obligimin që t’i nënshtorheni testit molekular ose antigjenik në fund të periudhës kohore.

Fëmijët ndër moshën gjashtë (6) vjeçare janë të liruar nga obligimi që të bëjnë test molekular ose antigjenik.

PËRJASHTIME

Me kushtin që të mos shfaqen simptoma të Covid-19 dhe përveç detyrimit për të paraqitur Passenger Locator Form, masat e rradhitura më sipër nuk aplikohen për:

a) ndaj personelit të mjeteve të transportit;

b) ndaj personelit që udhëton për arsye pune;

c) ndaj atyre që punojnë në zonat kufitare të cilët hyjnë/dalin në/nga territori kombëtar për arsye të provuara pune dhe, për pasojë, kthehen në vendbanimin, banesën apo vendqëndrimin e tyre;

d) ndaj nxënësve dhe studentëve të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin kanë vendbanimin, banesën apo vendqëndrimin e ku kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;

e). ndaj kujtdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se tridhjetë e gjashtë orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në rast të kundërt, të nisë periudhën e vetëizolimit në mirëbesim për pesë (5) ditë në adresën e shënuar në PLF dhe t’i nënshtrohet një testi molekular ose antigjenik në përfundim të kësaj periudhe vetëizolimi;

f). ndaj kujtdo që hyn në territorin kombëtar pas një qëndrimi për jo më shumë se dyzetë e tetë (48) orë në vende të huaja jo më larg se 60 km nga vendbanimi, banesa ose vendqëndrimi, me kushtin që udhëtimi të kryhet me mjet privat;

g). ndaj kujtdo i cili ka qëndruar për jo më shumë se dyzetë e tetë (48) orë në zona të territorit kombëtar të ndodhura jo më larg se 60 km nga vendbanimi, banesa ose vendqëndrimi, me kushtin që udhëtimi të kryhet me mjet privat.

Për cështjet që kanë të bëjnë me Zyren Konsullore dhe Zyrën e Vizave, të interesuarëve u kërkohet të telefonojnë në orarët si në vijim:

Të hënën nga ora 10:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 14:30 deri në orën 16:00. Nga e marta deri ditën e Ejte nga ora 14:30 në orën 16:00, dhe të premtën nga ora 13:30 në ora 15:00.

+389 2 3236517

+389 2 3236518

+389 2 3236519

+389 2 3236520


559