Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Italia dona oltre 250000 dosi di vaccino alla Macedonia Del Nord

Sot me datë 7 shkurt, pasdite, ka arritur në Shkup pjesa e parë e 250.380 vaksinave Pfizer donacion nga shteti italian (pjesa e dytë e dërgesës do të arrijë ditën e merkurë me datë 9 shkurt). Bëhet fjalë për donacionin më të madhë ndonjëherë i bërë nga një shtet i vetem në drejtë Maqedonisë së Veriut, siç u paralajmrua nga Ministrja e Punëve të Brendëshme Luciana Lamorgese gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut në fund të vitit të kaluar. Ky donacion, i kryer nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Italisë nëpërmjet platformës Covax (Bashkë-menaxhuar nga Gavi, Vaccine Alliance, OMS dhe CEPI, e implementuar nga UNICEF) bën pjesë në planin e përgjitshëm të mbështetjes italiane me qëllim për ta rritur vaksinimin në shkallë globale, sa si shtet anëtar i Unionit Europian, po aq edhe në rrugë bilaterale. Italia në 2021 i ka destinuar 285 milion euro Covax-it dhe 45 milion doza vaksinash shteteve tjera.

“Nëpërmjet këtij donacioni kemi për qëllim t’i japim përkrahje konkrete Maqedonisë së Veriut në luftën e saj kundër pandemisë Covid19” ka komentuar Ambasadori Silvestri. “ Tani është e rëndësishme të intensifikohet fushata e vaksinimit në mënyrë që të siurohet një mbrojtje më e gjërë e popullatës” përmbylli Ai.

Kësaj thirrje ju bashkangjit edhe Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, duke u falenderuar ngrohtësisht për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Donacioni i sotëm është në linjë me mbështetjen tradicionale italiane ndaj Maqedonisë së Veriut edhe në fushën e shëndetësisë. Në fakt është në përmbyllje “Programi për racionalizimin dhe modernizimin e teknologjive bio-mjeksore të sektorit shëndetsor’’, i realizuar nga një kredi e lehtësuar e garantuar Maqedonisë së Veriut nga Italia me qëllim për të blerë pajisje moderne për fushën e shëndetësisë në vlerë prej më shumë se dy milion e gjysëm eurove.