Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njohja e ekuivalencës së vaksinave Anti SARS-CoV-2 të pranuara jashtë vendit

Data:

01/10/2021


Njohja e ekuivalencës së vaksinave Anti SARS-CoV-2 të pranuara jashtë vendit

Qarkorja e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë nr. 0042957, datë 23.09.2021, i pranon, si ekuivalente me ato të kryera në kuadër të Planit Strategjik Kombëtar të vaksinave për parandalimin e infeksioneve SARS-CoV-2, dhe për qëllimet e parashikuara nga legjislacioni për çertifikimet e gjelbërta KOVID-19, përveç ato të autorizuara nga EMA, vaksinat e mëposhtme të administruara nga autoritetet e huaja shëndetësore kombëtare:

- Covishield (Serum Institute of India), prodhuar nën licencë nga AstraZeneca;

- CoVI (R-Pharm), prodhuar nën licencë nga AstraZeneca;

- Covid-19 vaccine-recombinant (Fiocruz), e prodhuar nën licencë nga AstraZeneca;

- Vaksinat e parashikuara në Aneksin 1 të Qarkores Nr. 0042957 (allegato) CIRCOLARE

Ju informojmë se – duke respektuar dispozitat e legjislacionit aktual për hyrjen ndërkufitare - çertifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet kompetente të huaja shëndetësore, pas vaksinimit me vaksinat e autorizuara nga Agjencia evropiane e barnave (EMA) ose me vaksinat ekuivalente të përmendura më sipër, konsiderohen si ekuivalente çertifikimit të gjelbër italian COVID-19 për qëllimet e parashikuara me ligj.

Sidoqoftë, këto certifikata duhet të përmbajnë të paktën të dhënat e mëposhtme:

- të dhënat identifikuese të pronarit (emri, mbiemri, data e lindjes);

- të dhënat në lidhje me vaksinën (emri dhe grupi);

- data(t) e administrimit të vaksinës;

- të dhënat e autoritetit që ka lëshuar çertifikatën (Shteti, Autoriteti Shëndetësor).

Çertifikatat e vaksinës të sapo përmendura (dhe jo “green pass” i thjeshtë - Kodi QR lokal), në letër dhe/ose format dixhital, duhet të shkruhen gjithashtu në njërën nga gjuhët e mëposhtme: italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht. Nëse çertifikata nuk është lëshuar në njërën nga pesë gjuhët e përmendura, duhet të shoqërohet me një përkthim nga përkthyes gjyqësor.

Së fundmi, përveç shtetasve italianë që banojnë jashtë vendit, edhe shtetasve të huaj që banojnë në Itali për arsye pune ose studimi, pavarësisht nëse janë të regjistruar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar ose SASN (Asistencë Shëndetësore për Personelin Lundrues), si dhe të gjithë subjekteve të regjistruara në çfarëdo cilësi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe të cilët janë vaksinuar jashtë vendit kundër SARS-CoV-2 me vaksinat e lartpërmendura (të miratuara nga EMA ose ekuivalente) dhe i kanë këto çertifikata vaksinimi, do t’ju lejohet lëshimi i çertifikimit të gjelbër italian COVID19 ( i ashtuquajturi "Green Pass").


543