Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Rregulla të reja për hyrje në Itali nga Maqedonia e Veriut

Data:

15/12/2021


Rregulla të reja për hyrje në Itali nga Maqedonia e Veriut

Me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë të datës 14.12.2021, duke nisur prej datës 16 dhjetor 2021 e deri më datë 31 janar 2022, hyrja në Itali e personave të cilët kanë kaluar tranzit apo kanë qëndruar në një shtet i Listës “E”, në të cilën bën pjesë Maqedonia e Veriut, në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali, lejohet vetëm nëse ekziston një nga arsyet apo nëse përmbushet një nga kushtet e mëposhtme:

a) nevoja pune;

b) urgjencë absolute;

c) arsye shëndetësore;

d) arsye studimi;

e) kthim në vendbanim, banesë apo vendqëndrim;

f) hyrje në territorin kombëtar e shtetasve të Shteteve anëtare të Bashkimit evropian, të Shteteve pjesë e marrëveshjes Shengen, të Andorra-s, të Principatës së Monako-s, të Republikës së San Marino-s, të Shtetit të Vatikanit;

g) hyrje në territorin kombëtar për anëtarët e familjes të personave fizike nga shkronja f) siç përcaktohet nga nenet 2 dhe 3 të Direktivës 2004/38/CE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 29 prillit 2004 mbi të drejtën e qytetarëve të Bashkimit dhe anëtarëve të familjes së tyre për të lëvizur dhe jetuar lirshëm brenda territorit të Shteteve Anëtare, që ndryshon Rregulloren (CEE) Nr. 1612/68 dhe shfuqizon Direktivat 64/221 / CEE, 68/360 / CEE, 72/194 / CEE, 73/148 / CEE, 75/34 / CEE, 75/35 / CEE, 90/364 / CEE, 90 / 365 / CEE dhe 93/96 / CEE;

h) hyrje në territorin kombëtar e shtetasve të Vendeve të treta të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë në bazë të udhëzimit 2003/109/CE të Këshillit, datë 25 nëntor 2003, lidhur me statusin e shtetasve të Vendeve të treta të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë, si edhe shtetas të Vendeve të treta të cilët gëzojnë të drejtën e vendbanimit sipas dispozitave të tjera evropiane apo rregulloreve kombëtare;

i) hyrje në territorin kombëtar për anëtarët e familjes të personave fizike nga shkronja h), siç përcaktohet nga nenet 2 dhe 3 të Direktivës 2004/38 / CE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 29 prillit 2004 mbi të drejtën e qytetarëve të Bashkimit dhe anëtarëve të familjes së tyre për të lëvizur dhe jetuar lirshëm brenda territorit të Shteteve Anëtare, që ndryshon Rregulloren (CEE) Nr. 1612/68 dhe shfuqizon Direktivat 64/221 / CEE, 68/360 / CEE, 72/194 / CEE, 73/148 / CEE, 75/34 / CEE, 75/35 / CEE, 90/364 / CEE, 90 / 365 / CEE dhe 93/96 / CEE;

l) hyrje në territorin kombëtar për të arritur në vendbanim, banesë apo vendqëndrimin e një personi sipas gërmave f) dhe h), edhe jo bashkëjetues, me të cilin ekziston një lidhje afektive e provuar dhe e qëndrueshme;

m) pjesëmarrjeje, nga ana e atletëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të komisioneve të garave, përfaqësuesve të shtypit të huaj dhe shoqëruesve në gara sportive në nivel konkurrues të njohura si gara me interes kombëtar nga Komiteti olimpik kombëtar italian (CONI) dhe Komiteti italian paralimpik (CIP) e të rregulluara nga protokoll i posaçëm sigurie i ndërmarrë nga subjekti organizator i eventit.

KËTO HYRJE LEJOHEN VETËM NËSE PËRMBUSHEN EDHE KUSHTET NË VIJIM:

a) duhet t'i paraqitet, kompanisë në momentin e imbarkimit dhe, gjithsesi, gjithkujt që është i autorizuar të kryejë kontrolle, dokumentacioni që provon se i jeni nënshtruar, në 72 orët para hyrjes në Itali, testit molekular apo antigjenik24 orët kryer nëpërmjet një tamponi dhe me rezultat negativ;

b) duhet t'i paraqitet, kompanisë, në momentin e imbarkimit dhe, gjithsesi, gjithkujt që është i autorizuar të kryejë kontrolle, Passenger Locator Form në format digjital nëpërmjet aparatit personal celular ose në formë të printuar;

c) duhet të vetëizoloheni, në adresën e shënuar në Passenger Locator Form, për një periudhë 10 ditore;

d) duhet t'i nënshtroheni një testi molekular apo antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponit, në përfundim të periudhës 10 ditore të vetëizolimit në lidhje me obligimin të shkronjës c).

PËRJASHTIME NGA VETËIZOLIMI NË MIRËBESIM

Me kushtin që të mos shfaqen simptoma të Covid-19 dhe përveç detyrimit për të paraqitur Passenger Locator Form e për t’iu nënshtruar një testi molekular ose antigjenik, mbikqyrja shëndetësore dhe vetëizolimi në mirëbesim nuk aplikohen në rastet si vijon:

1) në hyrjet për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoriteti kompetent shëndetësor;

2) në hyrjet e domosdoshme, kundrejt autorizimit të Ministrisë së shëndetësisë dhe me detyrimin për t’i paraqitur kompanisë, në momentin e imbarkimit apo, gjithsesi, gjithkujt që është i autorizuar të kryejë kontrolle, një vërtetim se personi i është nënshtruar, brenda dyzetë e tetë orëve para hyrjes në territorin e Italisë, një testi molekular ose antigjenik, të kryer nëpërmjet një tamponi dhe me rezultat negativ;

3) ndaj personelit shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesione shëndetësore, përfshirë këtu ushtrimin e përkohshëm të profesionit, në bazë të nenit 13 të Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020 i ndyshuar me ligjin 24 prill 2020 n. 27;

4) ndaj personelit të subjekteve apo enteve me seli ligjore ose dytësore në Itali të cilët kanë dalë jashtë territorit të Italisë për arsye të provuara pune, për jo më shumë se 120 orë;

5) ndaj funksionarëve e agjentëve, pavarësisht titullit të tyre, të Bashkimit evropian dhe organizatave ndërkombëtare, diplomatëve, personelit administrativ e teknik të misioneve diplomatike, funksionarëve dhe punonjësve konsullorë, personelit ushtarak, përfshirë atyre që kthehen nga misione ndërkombëtare dhe të Forcave të Policisë, personelit të Sistemit informativ për sigurinë e Republikës dhe Zjarrfikësve në ushtrim të detyrës të tyre;

6) për hyrjet nëpërmjet fluturimeve «Covid-tested», në përputhje me Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 23 nëntor 2020, dhe ndryshimeve të tij;

7) për hyrjet për gara sportive me interes kombëtar në përputhje me sa parashikuar nga neni 49, paragrafi 5.

PËRJASHTIME NGA DETYRIMI PËR T’U VETËIZOLUAR NË MIRËBESIM DHE PËR T’IU NËNSHTRUAR TESTIT MOLEKULAR OSE ANTIGJENIK

Me kushtin që të mos shfaqen simptoma të Covid-19 dhe përveç detyrimit për të paraqitur Passenger Locator Form, detyrimi për t’iu nënshtruar testit molekular ose antigjenik para hyrjes në Itali dhe detyrimi për t’u vetëizoluar në mirëbesim nuk aplikohen në rastet si vijon:

1) ndaj personelit të mjeteve të transportit;

2) ndaj personelit që udhëton për arsye pune;

3) në rastet e udhëtimeve nga dhe për në Shtetet dhe territoret të cilët bëjnë pjesë në listën A;

4) ndaj atyre që punojnë në zonat kufitare të cilët hyjnë/dalin në/nga territori kombëtar për arsye të provuara pune dhe, për pasojë, kthehen në vendbanimin, banesën apo vendqëndrimin e tyre;

5) ndaj nxënësve dhe studentëve të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin kanë vendbanimin, banesën apo vendqëndrimin e ku kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;

6. ndaj kujtdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se tridhjetë e gjashtë orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në rast të kundërt, të nisë periudhën e vetëizolimit në mirëbesim për pesë (5) ditë në adresën e shënuar në PLF dhe t’i nënshtrohet një testi molekular ose antigjenik në përfundim të kësaj periudhe vetëizolimi;

7. ndaj kujtdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se njëqind e njëzetë (120) orë për arsye, pune, shëndetësore apo urgjence absolute, arsye këto të provuara, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në rast të kundërt, të nisë periudhën e vetëizolimit në mirëbesim për pesë (5) ditë në adresën e shënuar në PLF dhe t’i nënshtrohet një testi molekular ose antigjenik në përfundim të kësaj periudhe vetëizolimi;

8. ndaj kujtdo që hyn në territorin kombëtar pas një qëndrimi për jo më shumë se dyzetë e tetë (48) orë në vende të huaja jo më larg se 60 km nga vendbanimi, banesa ose vendqëndrimi, me kushtin që udhëtimi të kryhet me mjet privat;

9. ndaj kujtdo i cili ka qëndruar për jo më shumë se dyzetë e tetë (48) orë në zona të territorit kombëtar të ndodhura jo më larg se 60 km nga vendbanimi, banesa ose vendqëndrimi, me kushtin që udhëtimi të kryhet me mjet privat.

 

Për pyetje në lidhje me Zyrën Konsullore dhe Zyrën e Vizave, ju lutemi të telefononi në oraret në vijim:

të hënën nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga 14:30 deri në 16:00. Nga e marta deri të enjten nga ora 14:30 deri në orën 16:00 dhe të premten nga ora 13:30 deri në orën 15:00.

+389 2 3236517

+389 2 3236518

+389 2 3236519

+389 2 3236520


548