Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Masa të reja kufizimi të miratuara nga Qeveria maqedonase

Në seancën e 9 marsit 2021, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi, duke filluar nga e mërkura 10 mars deri të hënën 22 mars, orë policore nga ora 22.00 deri në orën 05.00 të ditës tjetër, si masë për të ndaluar rritjen e konsiderueshme të rasteve të Kovid 19 në vend.

Gjithashtu u vendos masë e posaçme parandaluese për udhëtarët që hyjnë në vend nga çdo shtet afrikan: shtetasit maqedonas që kthehen nga Afrika duhet të respektojnë detyrimin e izolimit në shtëpi 14-ditor, ndërsa qytetarët e huaj duhet të kryejnë periudhë karantine prej 14 ditësh në strukturat e posaçme nga Qeveria (zakonisht bëhet fjalë për hotele).