Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

KREMTIMI I NJËQINDVJETORIT TË LINDJES SË LEONARDO SCIASCIA – CEREMONI INAUGURIMI

 

Komiteti Kombëtar për kremtimin e njëqindvjetorit të lindjes së Leonardo Sciascia (1921-2021), nën kryesinë e Senatores Emma Bonino, promovon ceremoninë e inaugurimit në nder të shkrimtarit më 28 Janar, në orën 15:00.

Organizuar në bashkëpunim me Institutin Enciklopedia Treccani dhe Shoqatën Amici di Leonardo Sciascia, programi i ngjarjes, që do të zhvillohet në distancë, përfshin, pas përshëndetjeve institucionale të Ministrit Dario Franceschini, Zëvendës Ministres Marina Sereni, Senatores Emma Bonino, Senatorit Riccardo Nencini, presidentit të Komisionit të Kulturës së Senatit dhe të drejtorit të Treccani, Massimo Bray, ndërhyrjet e shkrimtarëve dhe kritikëve, italianë dhe të huaj, të cilët do të përkujtojnë shumë aspekte të personalitetit dhe punës së intelektualit, të rrëfimtarit dhe politikanit. Do të flasin shkrimtarja Jhumpa Lahiri, regjisori Giuseppe Tornatore, studiuesit Joseph Farrell, Ricciarda Ricorda dhe Paolo Squillacioti (i fundit është kuratori i veprare të plota të Sciascia-s të botuesit Adelphi).

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen facebook të Treccani (www.facebook.com/treccani )

Linku për transmetimin drejtpërdrejt të ngjarjes enjten e ardhshme: https://www.facebook.com/events/164376285155302/

.