Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Masa për parandalimin e shpërndarjes të Koronavirus-it të shpallur nga Qeveria Italiane për hyrje në territorin kombëtar – 04/12/2020

Përditësim 04.12.2020 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane ka përgatitur një pyetësor informativ për të ndihmuar përdoruesit e saj të kuptojnë nëse dhe në çfarë kushtesh është e mundur të hyni / ktheheni në Itali dhe të udhëtoni jashtë vendit . Pyetësori është në dispozicion në: http://www.viaggiaresicuri.it/home

Hyrje në territorin italian për persona nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Duke filluar nga 3 dhjetor 2020, hyrja dhe transiti në territorin kombëtar janë të ndaluara për personat që kanë transituar ose qëndruar në Shtetet dhe territoret e përmendura në listën E të aneksit 20 të Dekretit të Kryeministrit të 3 dhjetorit 2020 ( i cili përfshin Maqedoninë e Veriut) brenda katërmbëdhjetë ditëve të mëparshme, përveç nëse ekzistojnë një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme, të provuara nga një deklaratë specifike e hartuar sipas këtij modeli:

a) Arsye pune;

b) Urgjencë absolute;

c) Arsye shëndetësore;

d) Arsye studimi;

e) kthim në banesë, vendbanim apo vendqëndrim;

f) hyrje në territorin kombëtar për shtetasit evropianë, të shteteve Shengen, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, Andorra, San Marino, Principata e Monakos, Vatikani

g) hyrje në territorin kombëtar për anëtarët e familjes të personave fizike nga shkronja f) siç përcaktohet nga nenet 2 dhe 3 të Direktivës 2004/38 / CE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 29 prillit 2004 mbi të drejtën e qytetarëve të Bashkimit dhe anëtarëve të familjes së tyre për të lëvizur dhe jetuar lirshëm brenda territorit të Shteteve Anëtare, që ndryshon Rregulloren (CEE) Nr. 1612/68 dhe shfuqizon Direktivat 64/221 / CEE, 68/360 / CEE, 72/194 / CEE, 73/148 / CEE, 75/34 / CEE, 75/35 / CEE, 90/364 / CEE, 90 / 365 / CEE dhe 93/96 / CEE;

h) hyrje në territorin kombëtar për shtetas të vendeve të treta me leje qëndrimi afatgjatë në përputhje me Direktivën e Këshillit 2003/109 / CE të 25 nëntorit 2003 në lidhje me statusin e shtetasve të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë, si dhe të shtetasve të vendeve të treta që marrin të drejtën e qëndrimit nga dispozitat e tjera evropiane ose nga legjislacioni kombëtar;

i) hyrje në territorin kombëtar për anëtarët e familjes të personave fizike nga shkronja h), siç përcaktohet nga nenet 2 dhe 3 të Direktivës 2004/38 / CE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 29 prillit 2004 mbi të drejtën e qytetarëve të Bashkimit dhe anëtarëve të familjes së tyre për të lëvizur dhe jetuar lirshëm brenda territorit të Shteteve Anëtare, që ndryshon Rregulloren (CEE) Nr. 1612/68 dhe shfuqizon Direktivat 64/221 / CEE, 68/360 / CEE, 72/194 / CEE, 73/148 / CEE, 75/34 / CEE, 75/35 / CEE, 90/364 / CEE, 90 / 365 / CEE dhe 93/96 / CEE;

L) hyrje në territorin kombëtar të personave të cilët duhet të mbërrijnë në banesat, vendbanimet apo vendqëndrimet të personave nga shkronjat f) dhe h) me të cilat kanë një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme (edhe pse jo bashkëjetues).

 

Obligime në hyrje në territorin italian për personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Personat që kanë qëndruar ose transituar, në katërmbëdhjetë ditë para hyrjes në Itali, në shtetet ose territoret të listës E (e cila tani përfshin Maqedoninë e Veriut), edhe nëse janë pa simptome, duhet ti respektojnë obligimet në vijim:

a) kalojnë rrugën nga vendi i hyrjes në territorin kombëtar ose nga vendi i zbarkimit nga mjetet e transportit së përdorur për të hyrë në Itali deri në shtëpinë ose vendbanimin ku do të kryhet periudha e mbikëqyrjes shëndetësore dhe vetë izolimit ekskluzivisht me automjet privat, lejohet kalimi transit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të tij;

b) nënshtrohen në vetë-izolim si dhe nën mbikëqyrje shëndetësore për një periudhë prej 14 ditë në banesë ose vendqëndrim i deklaruar.

Në rast të hyrjes në territorin kombëtar me transport ajror, lejohet me fluturim tjetër të vazhdoni udhëtimin drejt destinacionit përfundimtar të deklaruar në deklaratë, me kusht që të mos largoheni nga zonat e përcaktuara brenda terminaleve.

Njerëzit që arrijnë në Itali, edhe nëse janë asimptomatikë, janë të detyruar të komunikojnë menjëherë hyrjen e tyre në territorin kombëtar Departamentit për Parandalimin të autoritetit kompetent shëndetësor lokal.

Në rast të shfaqjes së simptomave KOVID-19, mbetet detyrimi për cilindo që të raportojë këtë situatë menjëherë tek Autoriteti Shëndetësor përmes numrave të telefonit të dedikuar dhe t’i nënshtrohet izolimit, sipas udhëzimeve të Autoritetit Shëndetësor.

 

Përjashtime nga obligimi për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetë-izolim 14 ditë

Nuk i nënshtrohen obligimit për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetë-izolim kategoritë në vijim:

– ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit;

– për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të miratuara nga autoritetet kompetente shëndetësore,

– për arsye të pashmangshme, përfshi këtu pjesëmarrjen në veprimtari sportive ndërkombëtare, përmes autorizimit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë me detyrim të prezantojnë para transportuesit gjatë hipjes dhe para secilit përgjegjës për kontrollet, një certifikatë me rezultat negativ të testit molekular ose antigjenik (tamponi), i kryer jo më herët se 48 orë nga hyrja në Itali.

– këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-izoluar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

– këdo që përshkon transit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-izoluar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

– personeli shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020 i modifikuar nga Ligji n. 27 datë 24 prill 2020;

– punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

– personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;

– funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nëpunës konsullorë, personel ushtarak dhe të policisë në ushtrim të detyrave të tyre, personelit të Sistemit të Informacionit për sigurinë e Republikës dhe të zjarrfikësve gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

– nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, ku kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

– hyrjet me fluturimet “Covid-tested”, në përputhje me Urdhërin e Ministrit të Shëndetësisë të datës 23 nëntor 2020 dhe ndryshimet e tij.

Për rregullat e plota në lidhje me mënyrën dhe kushtet e hyrjes në Itali të lidhur me masat për parandalimin e KOVID19 vizitoni faqen web të Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar:

https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html