Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

5 VITE PAS MARRËVESHJES SË PARISIT, MBETEMI TË ANGAZHUAR PËR TË LUFTUAR NDRYSHIMIN KLIMATIK

Data:

08/12/2020


5 VITE PAS MARRËVESHJES SË PARISIT, MBETEMI TË ANGAZHUAR PËR TË LUFTUAR NDRYSHIMIN KLIMATIK

Sot, 8 dhjetor, Ambasadorja Britanike Rachel Galloway priti një takim për të shënuar 5 vjetorin e Marrëveshjes së Parisit, para Samitit të Ambicies për Klimën që do të mbahet online-përmes internetit me datë 12 dhjetor 2020.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, Ambasadori Francez, Cyrille Baumgartner, Ambasadori Italian, Andrea Silvestri, Koordinatorja e Përhershme e KB, Rossana Dudziak dhe Shefi i Delegacionit të BE-së, David Geer, morën pjesë në takim për të diskutuar ndryshimin e klimës dhe rëndësinë që të mos humben gjurmët mbi qëllimin tonë të përbashkët

Marrëveshja historike e Parisit në kornizën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) ishte vendimtare sepse ishte hera e parë që qeveritë e botës ranë dakord për të dekarbonizuar ekonominë globale. Marrëveshja përcaktoi një kornizë globale për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 °C dhe duke vazhdoi përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 ° C deri në fund të shekullit. Pesë vjet nga COP21 në Paris, ne kemi arritur një moment përcaktues ndërkombëtar ku qeveritë do të duhet të avancojnë ndjeshëm angazhimet sipas Marrëveshjes së Parisit.

12 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të organizojnë sëbashku Samitin e Ambicies për Klimën me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin. Kjo do të sigurojë një platformë për udhëheqësit që janë të gatshëm të paraqesin kontribute më ambicioze të përcaktuara në nivel kombëtar dhe strategji afatgjate. Kjo duhet të na vendosë vendosmërisht në një rrugë më neutrale ndaj karbonit, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Rossana Dudziak, Koordinatore e Përhershme e KB, nxjorri në pah që "Pas dekadës më të ngrohtë që nga ekzistimi i të dhënave, përballimime pasojat shkatërruese të ndotjes së ajrit mbi shëndetin tonë dhe duke dëshmuar degradimit e rëndë ekologjik janë gjithsesi paralajmërime serioze përfundimtare për të gjithë ne që të bëjmë diçka drejt zvogëlimit të ndryshimit klimatik. Ka paralajmërime të zymta se ne duhet të veprojmë menjëherë, individualisht dhe bashkërisht ”

Ne gjithashtu diskutuam samitin e klimës COP26 që Mbretëria e Bashkuar dhe Italia do ta presin sëbashku në Glasgow vitin e ardhshëm. Do të jetë një moment kyç për botën që të bashkohet dhe të ri-angazhohet në veprime dhe synime më ambicioze për të parandaluar ngrohjen katastrofike të planetit tonë.

Me sinqeritet të madh besojmë që të rinjtë kanë rol qendror në luftimin e ndryshimimit të klimës. Ata duhet të përfshihen, të përkushtohen dhe të dëgjohen. Para samitit të COP26, në shtator 2021, një ngjarje rinore do të organizohet nga bashkë-kryesia italiane në Milano, për të angazhuar brezat e rinj në njohjen e angazhimit të tyrë global për trajtimin e ndryshimit të klimës. Përfaqësuesit e gjeneratave të reja gjithashtu do të marrin pjesë në mënyrë aktive në negociatat "para-COP". Elementet inovative dhe idetë e reja janë rezultati i pritshëm i kësaj përfshirjeje.

Gjatë takimit, ne u përqëndruam në përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe mirëpritëm punën që Qeveria po bën për të zhvilluar ambiciet e saj për COP26. Ministri Nuredini njoftoi synimet ambicioze për kontributet e përcaktuara në shkallë kombëtare

që janë aktualisht në procedurë të miratimit të Qeverisë, si dhe finalizimin e dokumenteve të Strategjisë Afatgjate dhe Ligjit mbi veprimin e Klimës. Poashtu diskutuam rreth Strategjinë Kombëtare të Energjisë të Maqedonisë së Veriut dhe e inkurajuam qeverinë që sa më parë të miratojë opsionin më të gjelbër të strategjisë. Plani i ri i zbatimit të strategjisë do të identifikojë veprimet e nevojshme tu larguar nga përdorimi i energjisë me qymyr në alternativa të tjera siç janë: energjia solare, era dheuji, duke hapur rrugën për një të ardhme më të pastër, të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Në rrugën e saj drejt integrimit në BE, përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të trajtuar ndryshimet klimatike kontribuojnë në përpjekjen kolektive të Bashkimit Evropian. Sot, BE-ja është në rrugën e duhur për të arritur synimin e përcaktuar gjatë vitit 2020, që të ulë emetimet e CO2 për 20% krahasuar me 1990, në vend që zvogëlimi i emetimeve të arrijë në 24% krahasuar me 1990. Marrëveshja e gjelbër Evropiane është tashmë plani i ri i rritjes së Maqedonisë së Veriut për të shkëputur zhvillimin ekonomik nga emetimet dhe degradimi mjedisor. Kjo pasqyrohet në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, miratuar nga të gjithë Ballkanin Perëndimor në samitin e Sofjes në 10 nëntor.

Sot ne po festojmë atë që në shumicën e rasteve është quajtur "fryma e Parisit" - mobilizimi i jashtëzakonshëm i bashkësisë ndërkombëtare që çoi në miratim marrëveshjen së parë universale të klimës. Por të gjithë po shikojmë rreth së ardhmes. Që të gjithë ne duhet të përshpejtojmë së bashku dhe t'u tregojmë bashkëqytetarëve tanë se nuk e kemi harruar premtimin që u bë në Paris para 5 viteve. E ardhmja qëndron në forcimin e angazhimit të palëve në ndaj marrëveshjes, në mënyrë që të synimet e saja të arrihen. Në vitin e ardhshëm, të gjithë ne duhet të rrisim ambicien për veprim klimatik.


489