Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Takim me Kryeministrin Zaev

12 nëntor, Shkup. Ambasadori Silvestri u takua sot me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili e priti në Pallatin e Qeverisë. Takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë shumë të përzemërt, rikonfirmoi marrëdhëniet e miqësisë dhe afërsisë së madhe midis dy vendeve. Në qendër të bisedimeve janë gjithashtu përpjekjet e Qeverisë maqedonase në rrugëtimin e saj për aderimin në Bashkimin Evropian, përpjekje që Italia plotësisht i mbështet. Tema e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale në sektorë të ndryshëm është gjithashtu thelbësore. “Ne jemi partnerë “të natyrshëm”, për arsye gjeografike, historike dhe kulturore dhe synojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në të gjithë nivelet” – tha ambasadori Silvestri.