Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Kremtimi i Ditës të Forcave të Armatosura dhe Unitetit Kombëtar

Data:

04/11/2020


Kremtimi i Ditës të Forcave të Armatosura dhe Unitetit Kombëtar

Ambasadori Silvestri së bashku me Atasheun e Mbrojtjes, Kol. Montalto, këtë mëngjes morën pjesë në kremtimin e Ditës së Forcave të Armatosura dhe Unitetit Kombëtar.
Kremtimi u mbajt në Manastir, para monumentit që përkujton 3000 ushtarë italianë të rënë në Maqedoninë e Veriut gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në kremtimin, i cili u mbajt në një formë të kufizuar dhe në përputhje me masat kundër Covid, morën pjesë Shefi i Shtatmadhorisë, Gjenerali Gjurçinovski, një grup ushtarësh maqedonas, Kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska dhe atashe të mbrojtjes nga vendet e tjera.

Ky kremtim është i pari që zhvillohet pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kujtimi i të rënëve tanë të na ndihmojë të ndërtojmë një të ardhme të paqes dhe prosperitetit të përbashkët.


477