Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Dekreti i Kryeministrit të datës 7 shtator 2020: shtyrje e masave për parandalimin e infeksionit nga KOVID-19 deri në 7 tetor

Në lidhje me luftën kundër pandemisë KOVID-19, Vendimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020 ka zgjatur, me disa ndryshime dhe shtesa të vogla, rregulloret për udhëtime nga Itali dhe për në shtetet e tjera të parashikuara nga Vendimi i datës 7 gusht 2020. Vendimi i ri është në fuqi nga 8 shtator deri më 7 tetor 2020.

UDHËTIMET NGA DHE PËR NË SHTETET E TJERA

Dekreti i ri Kryeministror ka marrë listat e mëparshme të përfshira në Shtojcën 20 të Dekretit të datës 7 gusht dhe i ka përfshirë në detaje në Shtojcën C, i cili vazhdon të identifikojë 6 grupe Vëndesh, për të cilat ka kufizime të ndryshme.

Dekreti i ri i 7 shtatorit NUK parashikon ndryshime për vendet e grupit F (Armenia, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovina, Brazili, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, , Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane + Kosova, Mali i Zi, Serbia, Kolumbia).

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Për ata që vijnë në Itali nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose që kanë qëndruar / tranzituar atje në 14 ditët që i paraprijnë përpjekjes për të hyrë në territorin Italian, është ende në fuqi ndalimi i hyrjes, me përjashtimet e mëposhtme:

Qytetarët e BE-së (përfshirë qytetarët italianë) dhe anëtarët e familjes së tyre që kanë qëndrim të regjistruar në Itali para 9 korrikut 2020;

– ekuipazhi dhe personeli udhëtues i mjeteve të transportit

– zyrtarë dhe agjentë diplomatik dhe personel ushtarak në ushtrimin e detyrave të tyre.

Udhëtimet nga Italia për në Maqedoninë e Veriut (dhe vendet e tjera të grupit F) lejohen vetëm për arsye specifike: punë, arsye shëndetësore ose studimi, urgjencë absolute, kthim në shtëpi ose vendbanim. Për rrjedhojë nuk lejohet udhëtimi për turizëm.

Pas kthimit në Itali nga këto vende, është e nevojshme t’i nënshtroheni vetë izolimit dhe mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësoni një vetëdeklarim në të cilin duhet të tregohet arsyeja që lejon kthimin (zotërimi i shtetësisë së BE / Shengenit ose statusi i anëtarit të familjes shtetas i BE-së dhe vendbanim në Itali) dhe mund të arrini në destinacionin tuaj përfundimtar në Itali, vetëm me automjet privat (lejohet tranzimi në aeroport, pa lënë zonat e veçanta të aeroportit).

Për më shumë informata: https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html