Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Kufizime të reja për udhëtimet drejt dhe nga Maqedonia e Veriut

Data:

09/07/2020


Kufizime të reja për udhëtimet drejt dhe nga Maqedonia e Veriut

Ministri italian i shëndetësisë sot nënshkroi urdhërin (që është duke u publikuar) me të cilin vendosen nga sot dhe deri më 14 korrik kufizimet e mëposhtme të reja për udhëtimet drejt dhe nga jashtë vendit:

1. Ndalohet hyrja në Itali për ata që në 14 ditët e fundit kanë qëndruar/transituar në një nga shtetet e mëposhtme: Armenia, Bahrejn, Bangladesh, Brazil, Bosnjë dhe Hercegovina, Çile, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane.

2. Të përjashtuar nga ndalesa janë vetëm shtetasit evropianë (BE, Shengen, Britani e Madhe, mikroshtetet evropiane) dhe anëtarët e familjes së tyre me të cilët bashkëjetojnë (paraardhësit dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë, bashkëshortët, partnerët e qëndrueshëm, palët e bashkimit civil) me vendbanim të regjistruar në Itali nga datë e mëparshme nga sot, 9 korrik.

Në çdo rast, për këto kategori vlen karantina e detyrueshme.

3. Pezullimi i fluturimeve direkte dhe indirekte nga vendet e mësipërme.

4. Të gjithë ata që hyjnë në Itali duhet të plotësojnë formularin e vetë-certifikimit (është duke u publikuar).

Të përjashtuar nga ndalesa janë punëtorët ndërkufitarë dhe lëvizjet drejt dhe nga San Marino dhe Vatikani.

Në të njëjtën seksion do të gjeni edhe:

modelin e ri të autocertifikimit: https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2020/07/modulo_rientro_da_estero_08_07_2020.pdf

informata të përditësuara: https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html

Do të përditësohen edhe web portalet e shteteve përkatëse në “Viaggiare sicuri”.

 


447