Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Urdhër i ri i Ministrit italian të Shëndetësisë për periudhën 15-31 korrik

Ministri italian i shëndetësisë sot nënshkroi urdhër të ri me të cilin vendosen deri më 31 korrik disa risi:

1. përfshirja e Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në listën e vendeve të treta nga të cilat ndalohet hyrja në Itali (ndalimi përfshin këdo që ka transituar ose ka qëndruar në 14 ditë paraprake në këto vende).

Lista e plotë e vendeve është në vijim: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovina, Brazili, Kili, Kosova, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane, Serbia.

Ju lutemi vini re se të përjashtuar nga ndalesa janë vetëm shtetasit evropianë (BE, Shengen, Britani e Madhe, mikroshtetet evropiane) dhe anëtarët e familjes së tyre me të cilët bashkëjetojnë (paraardhësit dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë, bashkëshortët, partnerët e qëndrueshëm, palët e bashkimit civil) me vendbanim të regjistruar në Itali përpara datës së 9 korrikut.

Në çdo rast, për këto kategori vlen karantina e detyrueshme.

2. Janë shtuar dy përjashtime të tjera nga ndalimi i hyrjes i pikës 1:

– zyrtarë dhe agjentë të Bashkimit Evropian, të organizatave ndërkombëtare, staf të misioneve diplomatike dhe konsullatave, personel ushtarak në ushtrimin e detyrave të tyre;

vetëm për Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë: ekuipazhi dhe personeli udhëtues i mjeteve të transportit tokësor, ekskluzivisht për arsye pune, vetëm për transit (maksimum 36 orë) ose qëndrim të shkurtër në Itali (maksimum 120 orë) .

Të gjitha rregullat e tjera mbeten të pandryshuara deri më 31 korrik.

3. Lista e re e plotë e vendeve të treta, banorët e të cilëve mund të hyjnë lirshëm në territorin kombëtar, pa cenuar detyrimin për karantinë, është në vijim: Algjeria, Australia, Kanada, Xhorxhia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlanda, Tunizia, Uruguai.

4. Të gjithë ata që hyjnë në Itali duhet të plotësojnë formularin e vetë-certifikimit.

Të përjashtuar nga ndalesa janë punëtorët ndërkufitarë dhe lëvizjet drejt dhe nga San Marino dhe Vatikani.

Në të njëjtën seksion do të gjeni edhe:

modelin e ri të vetë-certifikimit: https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2020/07/modulo_rientro_da_estero_16_07_2020.pdf

informata të përditësuara: https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html