Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i hapë përsëri të gjitha kufijtë e saj duke filluar nga sot 26 qershor 2020. Për të gjithë ata që hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (si shtetasit maqedonas, ashtu edhe shtetasit e huaj) shfuqizohet obligimi i kufizimeve të kaluara (siç është obligimi I testit PCR për COVID-19 dhe vetë-izolimi i detyrueshëm) masa që nuk do të jenë më në fuqi.
Kufijtë janë të hapur pa asnjë kufizim edhe për udhëtarët që transitojnë nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut (nuk vlen më Protokolli për transit nga 15 qershori 2020).
Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në javët e kaluara nga Presidenti i Republikës Pendarovski, përfundoi më 22 qershor.
Qeveria ka vendosur gjithashtu të rihap trafikun e fluturimeve komerciale në aeroportet ndërkombëtare të Shkupit dhe Ohrit duke filluar nga 1 korriku 2020.