Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Dekret i ri i Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM). Përditësime të normativës

Data:

15/06/2020


Dekret i ri i Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM). Përditësime të normativës

Dekreti i fundit i Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM) në lidhje me masat e kontrollit të COVID-19 është botuar në Gazetën Zyrtare.
Sa i përket udhëtimit për edhe nga jashtë kufijve, në veçanti për vendet jashtë BE-së, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, gjithçka mbetet e pandryshuar deri më 30 qershor, përveç ndryshimeve minimale (përjashtimi nga karantina për diplomatët tash vlen edhe për misionet e ushtrisë).
Ju lutemi vini re se deri më 30 qershor 2020, udhëtimi në dhe nga vendet jashtë BE-së është i ndaluar, përveç për:
- nevoja të dëshmuara për punë;
- urgjencë absolute;
- për arsye shëndetësore


Kush, duke qenë në një nga këto situata, do të kthehet në Itali do të duhet të përdorë vetë-çertifikimit dhe të respektojë periudhën e mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit shtëpiak (karantinës) në shtëpi.
Dekreti i ri gjithashtu zgjat kohëzgjatjen e vizitave të shkurtra në Itali në 120 orë dhe misioneve të shkurtra jashtë vendit, pa karantinë (më parë ishin 72 orë, që mund të zgjaten në 120 orë për arsye të veçanta).

Si pasojë janë përditësuar pyetjet e shpeshta në faqen web të MPJBN dhe formulari i vetë-çertifikimit që justifikon hyrjen në Itali nga jashtë (mund të përdoret gjithashtu forma e mëparshme, duke pasur parasysh që ndryshimet janë minimale) të cilat mund të gjenden këtu:


https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html


439