Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Rritje e madhe e numrit të të infektuarve: Qeveria maqedonase vendos orë policore të re (e enjte 4 qershor – e hënë 8 qershor)

Pas rritjes së lartë të rasteve të reja të pozitivitetit ndaj COVID-19, Qeveria ka vendosur masa të reja shtrënguese duke përfshirë edhe orë policorë të re nga të enjten 4 qershor në orën 21.00 deri të hënën 8 qershor në orën 05.00 në komunat e Shkupit, Kumanovës , Shtipit, Tetovës, Likovës, Bogovinjes, Brvenicës, Tearces, Zhelinos dhe Jegunovces.

Për pjesën tjetër të shtetit, ora policore është nga ora 21.00 të 4 qershorit deri në 5.00 të 5 qershorit dhe nga ora 16.00 në të njëjtën ditë deri në 5.00 të nesërmen (kjo vlen edhe për të shtunën dhe të dielën). Në nivel kombëtar janë të ndaluara vizitat në varreza (me përjashtim të funeraleve) me rastin e festës së Rrëshajëve.