Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Dispozita të Qeverisë për transit të shtetasve të huaj nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Data:

15/06/2020


Dispozita të Qeverisë për transit të shtetasve të huaj nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për transit të papenguar nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nga 15 qershor 2020, shtetasit e shteteve tjera mund të kalojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arritur në vende të treta, me obligim që gjatë transitit mos të dilet nga autostrada përkatëse ose rruga lokale dhe të jetë pa ndalesa të gjata dhe i njëjti të realizohet për kohë prej më së shumti 5 orëve.

Udhëtuesit mund t’i shfrytëzojnë kalimet kufitare vijuese: Tabanocë (Serbi), Deve Bair (Bullgari), Bogorodica (Greqi), Qafa e Thanës (Shqipëri), Bllacë (Kosovë) dhe aeroportin e Shkupit.

Në momentin e hyrjes në territorin maqedonas, shtetasit e huaj në transit duhet të plotësojnë një deklaratë të vërtetuar nga autoritetet kufitare, e cila do të dorëzohet më vonë tek autoritetet kufitare pas largimit nga vendi.

Qytetarët në transit duhet gjithmonë ti respektojnë rekomandimet dhe protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha masat që synojnë të parandalojnë prezantimin dhe përhapjen e Covid-19.

Nëse deklara nuk dorëzohet në dalje (ose humbet) kjo mund të nënkuptojë karantinë të detyrueshme në një strukturë të caktuar.

Me miratimin e këtij Protokolli, shfuqizohet detyrimi i qytetarëve të huaj për të njoftuar kalimin e tyre nëpët territorin maqedonas përmes përfaqësive diplomatike-konsullore, sipas rregullave të mëparshme.

Teksti i plotë i protokollit në gjuhë angleze, klikoni këtu

Deklarata në gjuhë maqedonase dhe angleze

Vini re: nga 22 maji çdo person që hyn në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (për një peridhë më të gjatë se 5 orë) do të duhet të paraqesë test negativ PCR për COVID-19 (testi i bërë jo më vonë se 72 orë para hyrjes) dhe do t'i nënshtrohet masës së detyrueshme të karantinës shtëpiake për 14 ditë (ose 21 nëse vijnë nga vendet që konsiderohen "me rrezik të lartë"). Në rast të mos paraqitjes së testit, personi do të dërgohet në karantinë në një strukturë të identifikuar nga Autoritetet dhe do t'i nënshtrohet testit.


440