Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Zgjatjе e gjendjes së jashtëzakonshme

Sot, 30 maj, Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski ka nënshkruar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për 14 ditë të tjera (me skadim më 13 qershor 2020) sepse – siç mund të shihet- numri i rasteve të reja pozitive dhe vdekjeve në ditët e fundit në vend është në rritje. Presidenti theksoi se baza e vendimit të tij është nevoja për të lejuar qeverinë dhe institucionet maqedonase të vazhdojnë të përballen me pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të krizës.

Duhet përmendur se, që nga 27 maji, orari policor është shfuqizuar në të gjithë vendin.

Nga 22 maji çdo person që hyn në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të duhet të paraqesë test negativ PCR për COVID-19 (testi i bërë jo më vonë se 72 orë para hyrjes) dhe do t’i nënshtrohet masës së detyrueshme të karantinës shtëpiake për 14 ditë (ose 21 nëse vijnë nga vendet që konsiderohen “me rrezik të lartë”). Në rast të mos paraqitjes së testit, personi do të dërgohet në karantinë në një strukturë të identifikuar nga Autoritetet dhe do t’i nënshtrohet testit.