Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Ndryshime të masave kufizuese të Qeverisë maqedonase për parandalimin e emergjencës shëndetësore

Data:

23/04/2020


Ndryshime të masave kufizuese të Qeverisë maqedonase për parandalimin e emergjencës shëndetësore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar masat kufizuese për të luftuar emergjencën nga COVID-19 deri më tani në fuqi dhe ka shtuar të tjera, me qëllim lehtësimin e kufizimeve, duke forcuar edhe masat parandaluese individuale. Ndryshimet dhe masat e reja janë të vlefshme nga sot 23 prill.

Kohët e orës policore janë ndryshuar:

E hënë deri të premte: nga ora 19.00 deri më 05.00 të mëngjesit në vijim.

Për ata mbi 67 vjeç: nga ora 12.00 deri në 05.00 të mëngjesit në vijim.

Për të miturit: nga ora 19.00 deri në 13.00 të nesërmen.

Ora policore gjatë fundjavës do të jetë në fuqi:

nga ora 15.00 të shtunën deri në orën 05.00 të hënën

Për ata mbi 67 vjeç: nga ora 12.00 të shtunën deri në 05:00 të hënën

Për të miturit: nga ora 13.00 të shtunën deri në orën 05.00 të hënën.

Mbetet ndalimi i lëvizjes ose qëndrimi në publik në grupe me më shumë se 2 persona, me përjashtim të fëmijëve nën 14 vjeç.

E rëndësishme! Hyn në fuqi detyrimi për të mbajtur mbrojtje personale në fytyrë (hundë dhe gojë)* në të gjitha vendet e mbyllura publike, por edhe jashtë për të gjithë personat fizikë, përveç në rastet kur: a) për llojin e punës që personi e kryen mban një lloj tjetër mbrojtjeje; b) është në makinë me njerëz të tjerë të familjes së tij; c) është në biçikletë ose kryen aktivitete të tjera individuale sportive në natyrë; d) ndodhet në vende të hapura ku është e mundur të respektohet në mënyrë të rreptë rregulli i distancës minimale prej 2 metrash midis njerëzve.

* me mbrojtje personale për hundën dhe gojën nënkuptohet maska ffp2 ose më të lartë, maskë kirurgjike për një përdorim, maskë pëlhure, shall mëndafshi ose pambuku dhe të ngjashme.

Detyrim për të gjitha ndërmarrjet, selitë, zyrat dhe ambientet të punës, për të siguruar që të gjithë punonjësit të jenë të pajisur me mbrojtje të fytyrës (gojës dhe hundës) dhe të parandalohet hyrja e palëve që nuk janë të pajisur me këtë mbrojtje.

Hyn në fuqi edhe detyrimi për autoizolim gjithashtu për të gjithë ata që kanë bërë testin për COVID-19, derisa të arrijë rezultati negativ.

Në ambientet tregtare lejohet prania e vetëm një klienti për 20m2 sipërfaqe të lokalit dhe mbrojtja personale (maskë dhe dorëza) për të gjithë punonjësit është e detyrueshme.

Në banka dhe zyra postare, një klient lejohet për çdo 10 m2 sipërfaqe të përbashkët.


425