Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Masa ekonomike të miratuara nga Qeveria maqedonase për të kundërshtuar pasojat nga COVID-19

Data:

02/04/2020


Masa ekonomike të miratuara nga Qeveria maqedonase për të kundërshtuar pasojat nga COVID-19

Më 31 mars, Qeveria maqedonase e miratoi grupin e dytë të masave ekonomike për të luftuar pasojat ekonomike të krizës pandemike Covid-19. Në veçanti, masat përfshijnë:

1) mbështetje financiare për ndërmarrjet private, për pagimin e pagave për muajt prill dhe maj 2020, në vlerë jo më të madhe se 14.500 denarë, për të ruajtur vendet e punës. Kjo masë vlen vetëm për punonjësit që në muajt e mëparshëm kanë marrë pagë neto jo më të lartë se 39.900 denarë.. Përndryshe, një subvencion prej 50% të kontributeve të pages për punonjësit. Kompanitë që do ta përfundojnë vitin 2020 me humbje nuk do të jenë të detyruar t'i kthejnë këto fonde.

2) Mbështetje financiare në formë të pagës minimale (14.500 denarë) nga shteti për sportistët dhe artistët.

3) Punëtorët që humbasin punën e tyre për shkak të krizës do të marrin një subvencion nga shteti prej 50% të pagës mesatare.

4) Ndihmë sociale prej 7000 mkd për amvisëri për persona pa punë ose persona që janë pjesë e ekonomisë joformale.

5) Të gjithë zyrtarët shtetërorë (duke filluar nga Presidenti i Shtetit, Presidenti i Kuvendit, Kryeministri, Ministrat e Qeverisë, Zëvendës Ministrat dhe Sekretarët e Shtetit, Drejtorët, Kryetarët e Komunave, etj.) gjatë krizës do të marrin pagë minimale.

6) Moratorium të kredive bankare. Bankave u kërkohet të riprogramojnë borxhin, të shtyjnë pagesën e kësteve mujore, të ulin normën e interesit, etj. Kreditë e reja të biznesit do të miratohen me 3 muaj grejs periudhë ndërsa norma e përcaktuar ligjore e interest për pagesa të vonuara do të ulet nga 51% në 31%.

7) 13,7 milion € për kredi me interes 0% të destinuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për shuma midis 3.000 dhe 90.000 €, me një periudhë shlyerjeje prej 3 vjetësh, përfshirë 1 vit grejs periudhë.

8) 50 milion euro kredi me një normë të volitshme të subvencionuar nga Banka Investuese Evropiane që do të shpërndahet përmes Bankës së Zhvillimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut

9) Gjatë kohës së krizës dhe 6 muaj pas skadimit të saj ndalohet hapja e procedurave të falimentimit.

10) Shfrytëzim i detyrueshëm i pushimit të mbetur nga viti i kaluar përfundimisht me 31 maj 2020.


419