Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Çmimi Ndërkombëtar i gjuhës italiane “Flaiano” – Edicioni XIX

I promovuar dhe organizuar nga Shoqata Kulturore Ennio Flaiano, çmimi e vlerëson punën e italianistëve në të gjithë botën dhe – që nga themelimi i tij – bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI).

Botimet do të duhet të merren me tema të kulturës italiane, në gjuhën lokale ose në gjuhën italiane, të realizuara vitin e kaluar.

Botimet duhet të dërgohen në dy kopje pranë Sekretariatit të Çmimeve (Segreteria del Premio – Piazza Emilio Alessandrini, 34 – 65127 Pescara jo më vonë se 10 maj (provë do të jetë vula postare).

Në këtë edicion, juria e çmimit, e përbërë nga ekspertë të kulturës ndërkombëtare, do të shpallë tre fitues që do të marrin çmimin në Pescara me 4 korrik.

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni direkt kontaktet e përmendura në thirrjen:

www.premiflaiano.com

email: associazione.flaiano@gmail.com