Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

ÇMIME DHE KONTRIBUTE PËR PËRKTHIME NË GJUHË TË HUAJ TË VEPRAVE LETRARE DHE SHKENCORE (GJITHASHTU EDHE NË FORMAT DIXHITAL), PRODHIM, DUBLIM OSE NËNTITULLIM NË GJUHË TË HUAJ TË FILMAVE ME METRAZH TË SHKURTËR, FILMAVE ARTISTIKË DHE SERIVE TELEVIZIVE

Data:

26/03/2020


ÇMIME DHE KONTRIBUTE PËR PËRKTHIME NË GJUHË TË HUAJ TË VEPRAVE LETRARE DHE SHKENCORE (GJITHASHTU EDHE NË FORMAT DIXHITAL), PRODHIM, DUBLIM OSE NËNTITULLIM NË GJUHË TË HUAJ TË FILMAVE ME METRAZH TË SHKURTËR, FILMAVE ARTISTIKË DHE SERIVE TELEVIZIVE

Ministria e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar shpall mundësinë për çmime dhe kontribute financiare në favor të përkthimeve në gjuhë të huaj të veprave letrare dhe shkencore (gjithashtu edhe në format dixhital), prodhim, dublim ose nëntitullim në gjuhë të huaj të filmave me metrazh të shkurtër, filmave artistikë dhe serive televizive.

LLOJI I KONTRUBITEVE

Botuesit, përkthyesit, kompanitë e prodhimit, dublimit dhe nëntitullimit, kompanitë e shpërndarjes dhe institucionet kulturore dhe ndërkombëtare, me seli në Itali dhe jashtë vendit, mund të aplikojnë për dy lloje mbështetje:

a) Kontribute:

- Mbështetje financiare për përkthimin në gjuhë të huaj dhe publikimin me botim (edhe në format dixhital e-libër) të veprave letrare dhe shkencore italiane, publikimi i të cilave është planifikuar pas datës 31 gusht 2020;

- Prodhim, dublim ose nëntitullim në gjuhë të huaj të filmave me metrazh të shkurtër, filmave artistikë dhe serive televizive që do të realizohen pas datës 31 gusht 2020;

b) Çmime:

Mbështetje për vepra italiane (gjithashtu edhe në format dixhital e-libër), duke përfshirë filma me metrazh të shkurtër dhe filma artistikë dhe seri televizive për mediat për publikun e gjerë, të cilat janë shpërndarë, përkthyer, prodhuar, dubluar, nëntitulluar, jo para 1 janarit 2019.

MËNYRA DHE AFATE PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE

Aplikantët duhet t’i dorëzojnë kërkesat duke përdorur VETËM formularin e duhur (kliko), në gjuhë italiane ose angleze.

Duke pasur parasysh situatën aktuale të urgjencës shëndetësore, në krahasim me vitet e kaluara afati është shtyrë. Prandaj, kërkesat e plota bashkë me të gjitha dokumentet e shënuara në thirrjen e lartpërmendur duhet të dërgohen në Ambasadë DERI MË 30 PRILL 2020.

PAPRANUESHMËRI

Nuk pranohen kërkesa për kontribute për vepra tashmë të botuara, të shpërndara, të përkthyera ose dubluara para datës së paraqitjes së aplikacionit dhe për punime, botimi i të cilave është planifikuar para 1 gushtit 2020, d.m.th., të botuara para kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat e pranimit dhe caktimin të kontributit nga kjo Ministri.

Poashtu, nuk pranohen aplikimet që kërkojnë një kontribut të barabartë ose më të madh se kostoja e projektit. Gjithashtu, kontributi MAECI nuk duhet të jetë një element detyrues për përkthimin, shpërndarjen, prodhimin, botimin, dublimin dhe nëntitullimin e veprës.

Janë të papranueshëm aplikimet për vepra që kanë aplikuar për kontribute ose çmime në vite të tjera financiare, përveç në rastet kur zyra kompetente e huaj mendon se duhet të propozojë një rishikim, duke e arsyetuar atë me një ndryshim në situatën lokale. Aplikimet e paraqitura në mënyra të ndryshme nga ato të parashikuara nga thirrja janë të papranueshme, si dhe aplikacionet të cilave nuk është bashkangjitur dokumentacioni i plotë i kërkuar, as ato të paraqitura përmes një formulari aplikimi tjetër nga ai i bashkangjitur thirrjes ose i mbushur jo në të gjitha fushat. Ambasada (Zyra Kulturore) mbetet në dispozicion për çdo informacion të mëtejshëm.


412