Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Masa të reja kufizuese të miratuara nga Qeveria maqedonase në lidhje me urgjencën e virusit COVID-19

Data:

13/03/2020


Masa të reja kufizuese të miratuara nga Qeveria maqedonase në lidhje me urgjencën e virusit COVID-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e 12 Marsit, miratoi masa të reja kufizuese dhe parandaluese për të kontrolluar përhapjen e virusit COVID-19. Teksti i vendimit të Qeverisë (botuar sot 13 Mars) është bashkëngjitur (përkthim zyrtar në italisht). Ndër masat më të rëndësishme dhe me aplikim të ri (krahasuar me ato të komunikuara tashmë në ditët e fundit dhe të cilat dispozita e fundit i riafirmon), duhet vërejtur mbi të gjitha:

Ø ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriut të shtetasve të huaj nga Shtetet me rrezik të mesëm dhe të lartë - sipas listës zyrtare të OBSH - domethënë edhe nga Italia (pika 14 e vendimit). Dispozita gjithashtu specifikon që, në rast se një udhëtar nga këto vende paraqitet në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut, do ti caktohet izolimi në shtëpi (pika 15; saktësohet që respektimi i kësaj mase monitorohet nga policia, siç është parë këto ditë).

Megjithatë, me rëndësi thelbësore të brendshme, vërehen gjithashtu:

- Ndalohet mbajtja dhe organizimi i tubimeve dhe ngjarjeve të organizuara (pika 5)

- Mbyllen të gjitha objektet sportive, palestrat, pishinat dhe ndalohet mbajtja e të gjitha ngjarjeve sportive (pikat 6, 7 dhe 8).

- Ndalohet puna e kafeneve, bareve, restoranteve, prej orës 18.00 deri në orën 7.00 të ditës së ardhshme, gjegjësisht të mbahet distancë minimale (pika 9)

Ndalohet organizimi I mbledhjeve dhe evenimenteve për të gjitha organet e administratës publike (pika 10)

Qeveria ka vendosur gjithashtu detyrimin që banorët e Dibrës dhe Centar Zhupa (vendet ku ka pasur raste positive të virusit COVID-19) të mos largohen nga qyteti i tyre përkatës për 30 ditë.

Rekomandohet respektimi i rreptë i masave të vendosura nga Autoritetet.


403