Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Masa të reja nga Qeveria italiane në lidhje me urgjencën e virusit COVID-19

Data:

10/03/2020


Masa të reja nga Qeveria italiane në lidhje me urgjencën e virusit COVID-19

Më 9 Mars 2020 u miratua Dekret i ri i Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM) me të cilin prezantohen masa të reja urgjente për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 në të gjithë Italinë, duke zgjatur masat e parashikuara me Dekretin e mëparshëm të 8 Marsit për Lombardinë dhe zonat përreth.

1. Ndër masat më të rëndësishme, dekreti parashikon që të shmanget çdo lëvizje e personave fizik (si brenda territorit kombëtar, ashtu edhe në hyrje / dalje), përveç për nevojat e provuara të punës, situatat e nevojës ose arsyet shëndetësore. Arsyet për punë, nevojë ose shëndet mund të jenë të vetë-çertifikuara me deklaratë, siç parashikon legjislacioni aktual. Lejohet kthimi në shtëpi ose vendbanim. Ekzistojnë gjithashtu kufizime në ushtrimin e veprimtarive/aktiviteteve publike (sportive, restorantet, argëtimi, etj.) dhe çdo formë të tubimit të njerëzve në vende publike ose të hapura për publikun. Përveç mbylljes së shkollave, tashmë në fuqi që nga 5 shkurt, pezullohet hapja e muzeve, mbajtja e ngjarjeve, manifestimeve dhe shfaqjeve. Rekomandohet të mbani gjithmonë të paktën një metër largësi nga njerëzit e tjerë ("distanca sociale"). Paralelisht, u morën masa për forcimin e sistemit kombëtar shëndetësor, me referencë të veçantë për repartet intensiv. Me dpcm të 8 Marsit nuk parashikohen më zona të kuqe: kufizimet që ishin paraparë në dpcm të mëparshëm të 1 marsit (me formimin e zonave specifike të kuqe) nuk vlejnë.

2. Qeveria italiane gradualisht po miraton masa të vështira për sa i përket kufizimeve personale dhe ndikimit ekonomik, por të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit publik, bazuar në vlerësime shkencore dhe duke ndjekur parimin e parandalimit maksimal.

3. Edhe për shtetasit e huaj, pasi të jenë futur në territorin kombëtar, do të zbatohen masat kufizuese të lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin kombëtar "përveç lëvizjeve të motivuara nga nevoja të provuara të punës ose situata të nevojës ose lëvizje për arsye shëndetësore".

4. Sa i përket mbrojtjes së bashkatdhetarëve jashtë vendit, theksohen këto aspekte kryesore:

- bashkatdhetarët që banojnë / janë me rezidencë në Itali (si dhe shtetasit të huaj), të cilët janë jashtë vendit, munden – aty ku mjetet e transportit janë operative - të hyjnë në Itali për t'u rikthyer në shtëpinë e tyre ose vendbanimin;

- në të njëjtën mënyrë, bashkatdhetarët që banojnë / janë me rezidencë jashtë vendit (si dhe shtetasit e huaj, përfshirë turistët), të cilët janë në Itali, munden – aty ku mjetet e transportit janë operative - të udhëtojnë që të kthehen në shtëpinë e tyre ose vendbanimin;

- hyrja dhe dalja lejohen gjithashtu për nevoja të provuara të punës (kjo dispozitë gjithashtu përfshin punëtorët ndërkufitar);

- hyrjet për arsye turizmi duhet plotësisht të shmangen.

- është i vlefshëm detyrimi për komunikim për hyrje pranë Departamentit të Parandalimit të autoritetit vendor shëndetësor, për ata që vijnë në Itali nga zona me rrezik epidemiologjik, siç përcaktohet nga lista e OBSH.

Ambasada, në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian dhe në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet maqedonas, mbetet në dispozicion për t'u ballafaquar sa më mirë me këtë situatë emergjente.


400