Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Konkurs për kontribute për Katedrat e gjuhës italiane në institucionet e huaja arsimore (jo-universitare), bursa ose udhëtime studimore.

Data:

05/03/2020


Konkurs për kontribute për Katedrat e gjuhës italiane në institucionet e huaja arsimore (jo-universitare), bursa ose udhëtime studimore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkupunimit Ndërkombëtar (MAECI) shpall konkurs për kërkesa për kontribute që kanë për qëllim promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në institucione të huaja arsimore jo-universitare nëpërmjet mbështetjen e katedrave të gjuhës italiane dhe financimin me bursa / udhëtime studimore.Kontributet janë dhënë kryesisht për krijimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e katedrës të gjuhës italiane në institucione të huaja arsimore, me qëllim pjesërisht ti mbulojnë shpenzimet për pagën e arsimtarëve të punësuar drejtpërdrejt nga shkollat me kontratë sipas ligjit vendor; në alternativë, ato jepen për financimin e pjesshëm të bursave dhe udhëtimeve studimore në Itali.

Dhënia e kontributeve do të zhvillohen sipas kritereve të përcaktuara me dekretin e drejtorisë nr. 4107 të 02/08/2016. (Shih http://www.esteri.it/mae/resource/atti_concessione/cm_1065.pdf)

Kontributet do të jepen për vitin financiar 2020. Udhëtime studimore të mundshme, për të cilat kërkohet kontribut duhet zbatohen jo më vonë se në fund të këtij viti shkollor (2019/20).

Kërkesat duhet të paraqiten duke përdorur formularët përkatës të bashkangjitur (A, B, A2, B2) në mesazhin e MAECI dhe duke i plotësuar në mënyrë digjitale. Formularët e plotësuar duhet të nënshkruhen nga personi përgjegjës i institucionit kërkues, me datë dhe vulë të institucionit arsimor.

Kërkesa për dhënien e kontributit - përveç formularëve - duhet të përmbajë një letër memorandumi të institucionit arsimor e cila do të përmbajë arsyen e hollësishme të kërkesës.
Sipas legjislacionit aktual, vlerësimi i kërkesave do të kryhet nga Ambasada.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve në Ambasadë është 10.03.2020. Ambasada do ti dërgojë në MPJBN deri më 15.03.2020.


394