Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

NJOFTIM PËR SHTETASIT ITALIAN QË GJENDEN NË TERRITORIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE KANË SYNIM TË KTHEHEN NË ITALI

Në lidhje me emergjencën COVID-19 dhe bllokimin e lidhjeve direkte midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, Ambasada e Italisë në Shkup, në koordinim me Qendrën për kriza të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë, po verifikon mundësinë që bashkatdhetarët të përdorin fluturime komerciale për t’u kthyer në Itali.

Fluturimet do të nisen nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës dhe udhëtarët duhet të paguajnë çmimin e biletës, me një kosto prej rreth 220 euro (varret nga numri i pjesëmarrësve). Ambasada, në ndërlidhje me Autoritetet maqedonase dhe me Ambasadën Italiane në Shqipëri, do të organizojë transportin drejt aeroportit në Tiranë dhe kalimin e kufirit. Gjithashtu për këtë transport, parashikohet që do të ketë shpenzime që udhëtarët duhet të paguajnë (sasi që do të përcaktohen bazuar në numrin e pjesëmarrësve).

Nisja e fluturimit të parë pritet të jetë brenda ditëve në vazhdim (parashikimi i parë, që ende pritet të konfirmohet, mund të jetë tashmë në mëngjesin të premten me 20 mars). Prandaj kërkojmë nga të gjithë të interesuarit të kontaktojnë Ambasadën sa më shpejt në adresën e mëposhtme të emailit: consolare.skopje@esteri.it.

Dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të kujtuar bashkatdhetarët e interesuar për t’u kthyer në Itali se pas mbërritjes në territorin kombëtar atyre do t’u kërkohet që në mënyrë të rreptë të zbatojnë masat parandaluese të përcaktuara nga Autoritetet Italiane, të cilat aktualisht parashikojnë mbikëqyrje shëndetësore për të gjithë udhëtarët nga jashtë dhe izolim shtëpiak për një periudhë prej 14 ditësh.