Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Hapja e bisedimeve të anëtarësimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Bisedë telefonike midis Ministrave të Jashtëm Di Maio dhe Dimitrov

Data:

26/03/2020


Hapja e bisedimeve të anëtarësimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Bisedë telefonike midis Ministrave të Jashtëm Di Maio dhe Dimitrov

Këshilli Evropian miratoi Vendimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 25 marsit për zgjerimin me që vendoset hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE. Ky është një rezultat historik i ndjekur nga Shkupi për shumë vite tani dhe për të cilin Italia gjithmonë ka dhënë mbështetje të fortë dhe të sinqertë, sidomos në muajt e fundit, pavarësisht kundërshtimin e disa shteteve të BE-së. Italia gjithmonë mbështet fuqimisht integrimin evropian të Ballkanit perëndimor, një rajon strategjik në anën tjetër të Adriatikut me të cilin ekzistojnë lidhje shumë të thella historike, politike, shoqërore dhe ekonomike. Fillimi i negociatave të anëtarësimit gjithashtu paraqet mirënjohje të drejtë të sakrificave të mëdha dhe përpjekjeve për sa i përket reformave që Maqedonia e Veriut i ka bërë në vitet e fundit.
Me 26 Mars, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike shumë të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, dhe shprehu urimet për momentin e rëndësishëm të arritur, falë edhe veprimit të fortë italian. Ministri Dimitrov falënderoi Ministrin Di Maio për mbështetjen e vazhdueshme nga Italia edhe në momentet më të vështira siç është momenti aktual i karakterizuar nga urgjenca serioze shëndetësore për COVID-19, duke theksuar se qëllimi historik për Maqedoninë e Veriut është në të njëjtën kohë një sukses për Italinë dhe BE-në. Dimitrov shprehu gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e shumta italiane për shkak të përhapjes së virusit, duke uruar sa më shpejt tejkalimin e çështjeve me të cilat përballet Italia në këto momente të vështira.
Hapat e ardhshëm janë miratimi i kornizës së bisedimeve nga shtetet e BE-së dhe caktimi i Konferencës së parë Ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut.


413