Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Projekti IPA 2017 "Countering serious crime in the Western Balkans ". Dorëzim i pajisjeve shkencore-mjeko-ligjore

Data:

20/11/2019


Projekti IPA 2017

Më 18 nëntor në Shkup u mbajt një ceremoni për shpërndarjen e pajisjeve teknike për veprimtari shkencore-mjeko-ligjore dhe veçanërisht për aktivitetet e inspektimit të vendit të krimit, të dhuruara si pjesë e nismave të Projektit IPA 2017 "Mbështetje për nismën për luftimin e krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga Ministria e Brendshme Italiane. Ceremonia u zhvillua në prani të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, Shefit të Policisë Sasho Tasevski dhe Drejtuesit të Projektit, Dr. Xhenaro Kapoluongo, Drejtor i Lartë i Policisë së Shtetit.

Me këtë rast, Ministri Spasovski shprehu mirënjohjen ndaj Qeverisë Italiane për dhurimin e marrë dhe shprehu kënaqësinë e tij të plotë për rezultatet e marra falë mbështetjes së IPA 2017, i konsideruar si një nga mjetet më të rëndësishme dhe të vlefshme për ndihmë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Spasovski gjithashtu dëshiroi të falënderojë Ambasadën për afërsinë dhe mbështetjen konkrete që Italia e tregon ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.


377