Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Java e IV e Kuzhinës Italiane në botë

Data:

18/11/2019


Java e IV e Kuzhinës Italiane në botë

Nga 18 deri në 23 nëntor edhe në Shkup do të mbahet Java e IV e Kuzhinës Italiane në Botë, e organizuar nga Ambasadat, Konsullatat dhe Institutet e Kulturës Italiane në të gjithë botën, nën drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Tema kryesore e këtij edicioni është: "Edukimi ushqimor: kultura e shijes", rëndësia e dietës mesdhetare si një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një model ushqimi i ekuilibruar për të gjithë.

Edhe këtë vit programi i evenimenteve të organizuara nga Ambasada e Italisë në Shkup është shumë i pasur.

Në veçanti, Ambasada do të presë profesorë dhe kuzhinier të rinj nga Instituti Hotelier i Arsimit të Lartë "Ancel Keys" nga Kastelnuovo Çilento (Salerno) të cilët do të kenë trajnime dhe aktivitete bashkëpunimi me kolegët e tyre maqedonas dhe do të përgatisin menunë bazuar në pjatat tipike dhe tradicionale, por edhe me një vështrim ndaj kohërave moderne, siç është evenimenti "Apericena" (versioni italian i afterwork) dhe “street food” të qytetit Napoli.

Evenimente të tjera do të përqendrohen në promovimin dhe shijimin e prodhimeve ushqimore dhe enogastronomike nga rajone të ndryshme italiane.


375