Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryetarin e Parlamentit Fiko

Gjatë vizitës së tij në Romë më 6 nëntor, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u takua me Presidentin e Parlamentit, Z. Roberto Fiko, duke e falënderuar atë edhe për ratifikimin e fundit nga Parlamenti Italian të Protokollit për Aderimin në NATO të Shkupit. Për Maqedoninë e Veriut – theksoi Presidenti Pendarovski – është thelbësore të jemi pjesë e Aleancës Atlantike, një kusht i favorshëm për stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik. Presidenti Pendarovski ka deklaruar se të gjithë përbërësit etnikë të vendit janë në favor të integrimit evropian dhe atlantik që është një faktor i kohezionit dhe unitetit dhe jo element përçarës.

Pendarovski bëri thirrje për përfundimin e Korridorit 8, shumë i dobishëm për rajonin për sa i përket infrastrukturës dhe lidhjes; në këtë kuptim, Italia do të ishte në pozitën më të mirë për të marrë pjesë dhe për të dhënë kontributin e saj të rëndësishëm.

Presidenti Fiko konfirmoi mbështetjen e Parlamentit Italian për integrimin evropian të Shkupit dhe rajonit gjithashtu si një kundërhelm për kthimin e nacionalizmit të rrezikshëm dhe nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve parlamentare bilaterale. Presidenti Pendarovski ka takuar gjithashtu Presidentin e Komisionit të XIV të Përhershëm për Politikat e BE-së, senatorin Etore Antonio Likeri dhe Presidentin e Seksionit Bilateral të Miqësive ndërparlamentare Itali-Shtete të Ballkanit Perëndimor, senatorin Luçano D’Alfonso. Në takim ishte e pranishme edhe senatorja Ema Bonino.

Gjithashtu me atë rast, Presidenti Pendarovski falënderoi Italinë (“mik të sinqertë”), Qeverinë e saj dhe Parlamentin për mbështetjen e fortë për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut, duke përmendur në veçanti ratifikimin e Protokolit për aderim në NATO. Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave me BE.