Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Presidenti Matarella takon Presidentin maqedonas Pendarovski (Romë, 6 nëntor 2019)

Data:

13/11/2019


Presidenti Matarella takon Presidentin maqedonas Pendarovski (Romë, 6 nëntor 2019)

Më 6 nëntor në Pallatin e Presidentit Kuirinale, Presidenti i Republikës Serxho Matarella priti Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së parë zyrtare në Itali që nga fillimi i mandatit të tij majin e kaluar. Presidenti u shoqërua nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Emanuela Del Re.
Gjatë takimit jashtëzakonisht të përzemërt, të dy Presidentët theksuan marrëdhëniet bilaterale të përsosura, në nivel politik, ekonomik dhe kulturor, gjithashtu pas paraqitjes së gjuhës italiane si gjuhë të dytë të huaj zgjedhore në sistemin shkollor maqedonas, duke shprehur dëshirë për përforcimin e tyre të mëtutjeshëm.
Presidenti Pendarovski e përcaktoi Italinë si "udhëheqës më të mirë të perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor", duke falënderuar për mbështetjen konkrete për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut të shprehura nga autoritetet më të larta italiane, pas vendimit negativ të Këshillit Evropian në tetorin e kaluar. Në veçanti, ai shprehu mirënjohjen e tij të fortë për iniciativën e Italisë për të mbajtur gjallë vëmendjen për këtë çështje dhe, veçanërisht, për mundësinë e hapjes së negociatave të pranimit me Shkupin.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut falënderoi Italinë gjithashtu për përfundimin e procesit legjislativ të projekt-ligjit për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Presidenti Mattarella e quajti vendimin e fundit të marrë në Bruksel një "gabim dhe hap i pakujdesshëm", i cili do të duhet të korrigjohet sa më shpejt dhe ritheksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të përfundojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, për të promovojë stabilitetin e rajonit si dhe të parandalojë përsëritjen e nacionalizmit të rrezikshëm.


372