Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Sukses i madh në Shkup të fazës së parë ndërkombëtare të nismës "Una vita da social – jeta në rrjetet sociale" të Policisë së Shtetit për sigurinë në internet dhe për luftën kundër bulizmit kibernetik.

Data:

19/10/2019


Sukses i madh në Shkup të fazës së parë ndërkombëtare të nismës

Më 16 tetor, në bazë të një iniciative të promovuar nga Ambasada Italiane, Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski, së bashku me Ambasadorin Romeo, u takuan me përfaqësuesit e Policisë së Shtetit Italian (Policia e Sigurisë Postare dhe e Komunikacioneve) në Shkup, falë bashkëpunimit të Festivalit të Filmit për të rinj “Xhifoni Maqedoni" - i cili festoi edicionin e tij të shtatë - për fazën e parë ndërkombëtare të nismës "Una vita da social - jeta në rrjetet sociale" fushata udhëtuese më e rëndësishme arsimore në fushën e ngritjes së vetëdijes dhe parandalimin e rreziqeve të internetit për të miturit (Qendra e Internetit të Sigurt) dhe për ballafaqimin me bulizmin kibernetik.

Në këto gjashtë vjet, Policia e Sigurisë Postare dhe e Komunikacioneve ka vizituar tërë Italinë, duke takuar studentë, mësues dhe prindër, me një qëllim të vetëm: të sigurojë që fenomeni i shfrenuar i bulizmit kibernetik dhe të gjitha format e ndryshme të abuzimit, të lidhura me përdorimin e shtrembëruar të teknologjive moderne të komunikimit, nuk shkaktojnë më viktima. Deri më tani, në Itali janë mbajtur takime me mbi 2 milion nxënës, 220.000 prindër, 125 mësues, gjithësej 17.000 shkolla në 300 qytete.

Në Shkup, për vetëm 4 ditë, Zëvendës Shefi Masimiliano Mormone, Komisari Marko Valerio Çervelini dhe Inspektori i lartë, Roberta Manco, takuan mbi 1200 nxënës, studentë të rinj dhe mësues nga rreth 20 shkolla në Shkup dhe ilustruan rëndësinë e projektit të Policisë Italiane, që zgjoi interes të madh në mesin e të rinjve, siç dëshmohet nga ndërhyrjet e tre Ministrave, të cilët falënderuan përzemërisht Ambasadën e Italisë dhe Policinë e Shtetit për këtë nismë, deri më tani unike në llojin e saj, dhe nga pyetjet e shumta të djelmoshave dhe vajzave. Përfaqësuesit e Policisë së Sigurisë Postare dhe e Komunikacioneve gjithashtu takuan rreth 40 kolegë të Policisë maqedonase dhe përfaqësues të OJQ-ve aktive në sektorin, për ta ilustruar projektin, duke konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në fushën e bashkëpunimit policor.


367