Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Aplikacion i ri për shërbime konsullore

Data:

02/09/2019


 Aplikacion i ri për shërbime konsullore

Drejtoria e Përgjithshme për Italianët jashtë vendit promovoi lëshimin e aplikacionit "mAPPamondo consolare" në dispozicion në "app store" përkatëse të dy sistemeve operative kryesore të telefonave celular (Apple Store për celularët iOS dhe Google Play Store për celularët Android) që përdoruesit mund ta shkarkojnë falas.
Aplikacioni ka këto tipare kryesore:
• Ndërfaqja intuitive dhe "miqësore për përdoruesit", me mbi 50 tema me interes të përgjithshëm për italianët që jetojnë jashtë, të ndarë në tre makro fusha: udhëtim, studim, jetesë;
• informacione të hollësishme për "çfarë të bërë në rast nevoje", për secilën nga temat e përshkruara (pasaportë e humbur, kujdes shëndetësor, etj.) dhe të cilat përdoruesi mund t'i organizojë në një listë personale;
• navigim interaktiv i hartave, me të dhëna për 200 zyra konsullore, me gjeolokalizim dhe identifikim i zyrave kompetente jashtë shtetit;
• link me FAST-IT, Portali Ueb i Shërbimeve Konsullore të MPJBN;
• Qindra lidhje dhe rekomandime të dobishme për italianët jashtë vendit në lidhje me punën, shkollat / universitetet, institucionet shëndetësorë, shoqatat.

Aplikacioni "mAPPamondo consolare" synon të sigurojë një seri informatash në lidhje me shërbimet konsullore të ofruara nga Zyrat e MPJBN jashtë vendit.


360