Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Akademia e Arteve Performuese “Teatro alla Scala” ofron bursa për vitin akademik 2019-2020

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, së bashku me Akademinë e Teatrit të Arteve artistike Teatri Skala, ofrojnë dy lloj bursash për vitin akademik 2019-2020. Lloji i parë siguron 11 bursa për një periudhë prej 9 muajve dhe vlen për këngëtarët e rinj lirik të huaj, të cilët do ti kalojnë provimet pranuese për këndimin e operës në Akademinë e Arteve. Data e fillimit të bursës është 1 janari 2020 dhe kontributi mujor është 900 €. Për më tepër informata mund ta konsultoheni faqen e internetit të Akademisë, ku kandidatët mund të paraqesin kërkesën e tyre nga 4 shtatori deri më 11 tetor të këtij viti.

Lloji i dytë vlen për 5 bursa postuniversitare në fushën e “Performing Arts Management” dhe do të jetë e hapur për aplikim deri në 4 shtator për kandidatët jo-BE dhe deri më 1 tetor për aplikantët nga vendet të BE-së. I ftojmë të gjithë palët e interesuara të paraqesin kërkesën e tyre jo më vonë se 1 tetor. Pesë bursat do të jepen për një periudhë prej 6 muajsh, duke filluar nga 1 janari 2020 dhe duke përfshirë një kontribut mujor prej 900 €. Qëllimi i këtij kursi postuniversitar është të aftësojë profesionistë me një nivel të lartë menaxhimi dhe aftësi ekonomike të përshtatshme për botën e arteve interpretuese.

Të interesuarit mund të gjejnë më tepër informata dhe ta paraqesin kandidaturën e tyre në faqen e internetit të Akademisë së Arteve Performuese: https://accademialascala.it/news/guida-iscrizione-selezioni