Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

BE dhe perspektivat evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: Ministri i Jashtëm Moavero Milanezi, në favor të fillimit të shpejtë të negociatave për pranimin e vendeve kandidate. Zgjatja e pritjes në "holl" shumë e vështirë për t'u kuptuar.

Data:

19/06/2019


BE dhe perspektivat evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: Ministri i Jashtëm Moavero Milanezi, në favor të fillimit të shpejtë të negociatave për pranimin e vendeve kandidate. Zgjatja e pritjes në

Italia është në favor të fillimit të negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian për vendet që kanë paraqitur kandidaturën e tyre: dyshime për zgjatjen e pritjes paraprake në “holl”.

Këtë e deklaroi Ministri italian i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Enco Moavero Milanezi, në fund të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg më 18 qershor 2019.

"Besoj se kur flasim për zgjerim është e nevojshme të dijmë saktësisht se për çka po flasim: për disa vende është çështje e përparimit brenda kornizës së negociatave dhe është normale që ata të mund të shkojnë më shpejtë ose më ngadalë dhe me më shumë ose më pak kënaqësi nga ana e Shteteve anëtarë dhe nga ana e Komisionit evropian. Sa i përket situatës në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne po flasim për fillimin e negociatave: një rrugë që mund të zbulohet pak a shumë e gjatë në varësi të rezultateve që do të arrihen", tha ai për mediat.

"Ne mendojmë se fillimi i negociatave është normaliteti në të cilin mund të hyjmë me vendet që duan të jenë kandidatë. Ne besojmë se nuk ka nevojë ta vazhdojmë pritjen në “holl” paraprakisht negociatave për anëtarësim: duhet të themi se natyrisht që është e nevojshme të jemi jashtëzakonisht të rreptë, rigoroz dhe të vendosur në pikat kryesore që i përbëjnë konsultimet për hyrjen në BE, në mënyrë që ti kemi të gjitha kërkesat e nevojshme, veçanërisht në drejtim të reformave, për t'u bërë një vend anëtar i Bashkimit Evropian", shtoi kreu i diplomacisë italiane, duke theksuar se për momentin "u vendos se në tetor përsëri do të kthehemi në këtë çështje".

Rezultatet kryesore të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (Luksemburg, 18 qershor 2019)

https://www.consilium.europa.eu/it/meetings/gac/2019/06/18/

Përfundimet e Këshillit mbi "Zgjerimin dhe Procesin e Stabilizim Asociimit"

https://www.consilium.europa.eu/it/press/press-releases/2019/06/18/council-conclusions-on-enlargement-and-stabilisation-and-association-process/


357