Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Fjalim i Kryeministrit Konte në prag të Këshillit Evropian të 20 dhe 21 qershorit: "Ballkani, zgjerim themelor për stabilitet. Shpresa për fillim të shpejtë të negociatave për pranim me Shkupin dhe Tiranën"

Data:

19/06/2019


Fjalim i Kryeministrit Konte në prag të Këshillit Evropian të 20 dhe 21 qershorit:

Komisioni i ri i BE-së, politika monetare dhe procedura e mundshme kundërvajtëse kundër Italisë, Brexit, Ballkani Perëndimor dhe sfidat e Bashkimit. Këto janë shkurtimisht temat e përmendura nga Kryeministri Xhuzepe Konte, i cili pati fjalim më 19 qershor në Dhomën e ulët të Parlamentit, në prag të Këshillit Evropian të 20-21 qershorit 2019.

Sa i përket Zgjerimit "proces në të cilin Italia ka qenë tradicionalisht përkrahëse, sepse ne besojmë që zgjerimi është një mjet i rëndësishëm për të nxitur paqen dhe stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në vendin tonë, për interesin gjeostrategjik të gjithë kontinentit", për Kryeministrin Konte është "thelbësore ruajtja e kredibilitetit të procesit të zgjerimit, duke mbështetur përparimin e mëtejshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në negociatat e pranimit dhe duke punuar që deri në tetor të këtij viti - një periudhë kohore që dje Këshilli për Çështje të Përgjithshme e vendosi – të mund të ketë një vendim në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fillimi i shpejtë i negociatave për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin mund të jetë sinjal i interesit të fortë të Evropës ndaj rajonit, duke dhënë vrull të ri për perspektivën evropiane të këtyre dy Shteteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për të shmangur distancën nga rruga e integrimit progresiv, dhe gjithashtu nga perspektiva e stabilitetit më të madh rajonal".

Deklarata e Kryeministrit në Dhomën e ulët të Parlamentit, në prag të Këshillit Evropian të 20-21 qershorit 2019. (Fjalimi i plotë)

http://www.governo.it/it/articolo/comunicazioni-del-presidente-del-consiglio-alla-camera-vista-del-consiglio-europeo-del-20-e

http://www.governo.it/it


358