Më 29 mars në Manastir u përurua monumenti kushtuar kujtesës së ushtarëve italianë të divizionit të 35-të të këmbësorisë së dërguar për të luftuar në frontin maqedonas në Luftën e Parë Botërore. Një kontigjent që përmblodhi më shumë se 50,000 individë (më shumë se një Trup të Ushtrisë), edhepse e ruajti emrin zyrtar "Divizion" dhe që numëronte pothuajse 3,000 të rënë dhe mbi 5,000 të plagosur dhe të humbur. Kontributi në gjak dhe në vlerë, por edhe kontributi logjistik dhe operativ (shumë artefakte të bëra nga Ushtria e shkëlqyer italiane në ato vite janë ende të dukshme), i italianëve në frontin maqedonas ishte vendimtar, siç e njohi në atë kohë edhe Komanda franceze përgjegjëse për operacionet të aleatëve në këtë front. Një histori e sakrificave dhe e nderit më pak e njohur nga ajo që ka të bëjë me frontin alpin, por për këtë arsye është e denjë të mbahet mend dhe të përkujtohet.
Inaugurim në Manastir i monumentit në kujtim të ushtarëve italianë që luftuan në Frontin maqedonas të Luftës së Parë Botërore (1916-1918)
2019-03-30

Maeci