Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

THIRRJE PËR ÇMIME DHE KONTRIBUTE FINANCIARE PËR PËRKTHIME NË GJUHË TË HUAJ

Drejtoria e Përgjithshme për promovimin e sistemit të Shetit në Ministrinë e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar (Direzione Generale per la Promozione del Sistema Paese – MAECI) shpall konkurs për çmime dhe kontribute financiare në favor të përkthimeve në gjuhë të huaj të veprave letrare dhe shkencore (gjithashtu edhe në mbështetje dixhitale), prodhim, dublim ose nëntitullim në gjuhë të huaj të filmave me metrazh të shkurtër, filmave artistikë dhe serive televizive.

Botuesit, përkthyesit, kompanitë e prodhimit, dublimit dhe nëntitrimit, kompanitë e shpërndarjes dhe institucionet kulturore dhe ndërkombëtare, me seli në Itali dhe jashtë vendit, mund të aplikojnë për dy lloje stimuj:

KONTRIBUTE FINANCIARE:

1. Nxitje financiare për përkthimin në gjuhë të huaj dhe publikimin me botim (edhe në formат dixhitale e-libër) të veprave letrare dhe shkencore italiane, publikimi i të cilave është planifikuar jo më parë se 1 gusht 2019;

2. Prodhim, dublim ose titrim në gjuhë të huaj të filmave me metrazh të shkurtër, filmave artistikë dhe serive televizive që do të realizohen në datë jo më parë se 1 gusht 2019.

ÇMIME:

Nxitje për vepra italiane (gjithashtu edhe në format dixhitale e-libër), duke përfshirë filma me metrazh të shkurtër dhe filma artistikë dhe seri televizive për mediat për publikun e gjerë, të cilat janë shpërndarë, përkthyer, prodhuar, dubluar, nëntitulluar, jo para 1 janarit 2018.

Aplikantët duhet t’i dorëzojnë kërkesat duke përdorur VETËM formularin e duhur (kliko), në gjuhë italiane ose angleze.

Kërkesat e plota bashkë me të gjitha dokumentet e shënuara në thirrjen e lartpërmendur duhet të dërgohen në Ambasadë DERI MË 31 MARS 2019.

https://www.esteri.it/mae/it/politica_estera/cultura/promozionelinguaitaliana/promozionelibroitaliano.html