Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Vizitë në Shkup të Sekretarit të Përgjithshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Roberto Antonione

Data:

13/02/2019


Vizitë në Shkup të Sekretarit të Përgjithshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Roberto Antonione

Në Shkup me 4 dhe 5 shkurt, u mbajt vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Roberto Antonione, i cili bëri një turne prezantimi në të gjitha kryeqytetet e anëtarëve të Iniciativës. Programi i takimeve në Maqedoni ishte shumë intensiv, duke filluar me takimin me Kryeministrin Zaev dhe me Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me Ministrat e Kulturës, Arsimit dhe Transportit, me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme (pasiqë Ministri Dimitrov mungonte për shkak të një udhëtim biznesi në SHBA), si dhe me deputetet anëtarë të Delegacionit parlamentar të IQE. Sen. Antonione u shoqërua nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Nina Kodelja, nga Zyrtarët e Lartë Lidija Arsova dhe Paola Plancher dhe nga Menaxheri i Projektit të Fondit IQE-BERZH Z.nja Elizabeta Dovier. Duke pasur parasysh rolin e Italisë si Kryetar të radhës të kësaj iniciative, Ambasada e shoqëroi vizitën si në fazën organizative ashtu edhe gjatë takimeve.

Vizita u hap me një pritje të ofruar nga Ambasadori Romeo në Rezidencën e tij për Delegacionin e IQE, në të cilën morën pjesë Zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski, përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të jashtme lokale për Iniciativën Qendrore Evropiane dhe Shefat e Misionit të akredituar këtu nga Vendet anëtarë të IQE. Ndër temat e diskutuara gjatë takimeve me Ministrat ishin përmirësimi i sistemit arsimor maqedonas si një nga rrugët që duhet ndjekur në procesin e konvergjencës drejt Evropës, gjithashtu përmes aktiviteteve të promovuara nga IQE lidhur me arsimin, shkollën dhe shkencën, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave dhe rrjetëzimin midis hulumtuesve, si dhe vizita në Qendrën Shkencore të Triestes lidhur me evenimentin e rëndësishëm "Euroscience open forum" që do të mbahet në Trieste në vitin 2020.

Sekretari i Përgjithshëm Antonione e përsëriti ofertën për bashkëpunim edhe në takimin me Ministrin e Transportit Goran Sugareski në lidhje me temën e lidhjeve, veçanërisht përgjatë korridoreve Trans-Europiane 8 dhe 10. Bashkëpunëtorët e Ministrit Sugareski shprehën interes të fortë për të intensifikuar pjesëmarrjen e Maqedonisë në mundësitë e ofruara nga Fondi IQE-BERZH, në veçanti për projektet për asistencë teknike dhe ndërtim të kapacitetit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u përqëndrua më së shumti në shpresën që Këshilli i BE-së në qershorin e ardhshëm të vendosë të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë, duke e njohur përparimin e Qeverisë aktuale në politikën kombëtare dhe përpjekjet e mëdha të bëra në fushën e reformave. SG Antonione theksoi që politika e guximshme që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe e futur nga Qeveria Zaev mund të jetë një shembull për vendet e tjera të Ballkanit.

Takim shumë miqësor me Kryeministrin Zoran Zaev i cili ofroi një bashkëpunim të gjerë për organizimin ("ne duam ta shfrytëzojmë IQE si një mjet për ti përmirësuar marrëdhëniet në rajon dhe duke e bërë atë mund të jemi një shembull") sidomos gjatë Kryesisë italiane sepse është thelbësore të rritet bashkëpunimi në të gjithë sektorët siq janë infrastruktura, komunikacionet, agjenda dixhitale, arsimi - falë nismave rajonale. Kjo ishte edhe një mundësi në të cilën Zaev e theksoi "çmuarjen e madhe" për Italinë ("që na mbështet gjithmonë dhe ndaj të cilës ne ndjejmë miqësi të sinqertë") dhe rolin e saj tradicional në rajon dhe në BE. Nga ana e tij, Antonione e përsëriti ftesën për të "përdorur" IQE (“jemi të gatshëm të ndihmojmë me projekte konkrete").

Misioni më në fund përfundoi me takimin dhe drekën e punës midis Delegacionit të IQE dhe Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, gjatë të cilit temat u drejtuan në një nivel më teknik-operativ, për mundësitë që IQE mund t’i ofrojë Maqedonisë në rrugën e reformave. Në këtë drejtim dhe në këndvështrimin e qershorit, Zhernovski e njohu rëndësinë e kriterit të bazuar në "merita" dhe ai shprehu interes të veçantë për aktivitetet e "ndërtim të kapacitetit" dhe për asistencën teknike në projekte konkrete, përmes të cilave të përballen kufijtë ende të pranishëm në makinën administrative maqedonase, si në aspektin e procedurave ashtu edhe në kapitalin njerëzor.


326