Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Vizitë në Shkup të Organit Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC), Rafaele Kantone

Data:

22/02/2019


Vizitë në Shkup të Organit Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC), Rafaele Kantone

Më 21 dhe 22 shkurt, Kryetari i Organit Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC), Z. Rafaele Kantone bëri vizitë ne Shkup. Vizita u zhvillua disa javë pas miratimit të legjislacionit të ri anti-korrupsion (dhe konflikteve të interesit) nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut dhe disa ditë pas emërimit të Komisionit të ri Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (DKSK).

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Presidenti Kantone u takua me Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Drejtësisë Renata Deskoska dhe me anëtarët e KSHPK-së së re, të cilëve u shprehu një vullnet të gjerë për bashkëpunim, si në mënyrë bilaterale, ashtu edhe në kuadër të Rrjetit Evropian të Organëve Kundër Korrupsionit.

Fokusi i vizitës ishte Konferenca e organizuar nga Ambasada më 22 shkurt, në bashkëpunim me Misionin lokal të OSBE-së (mbi "Institutional reforms for the fight against corruption and best practices towards a European model: the Italian example") në të cilën u prezantua modeli italian i parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, bazuar në ligjin 190 të vitit 2012 dhe roli i “ANAC”. Gjatë konferencës Kantone e luajti rolin e “folësit kryesor” në prani të Kryeministrit, Zëvendës Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Drejtësisë dhe përfaqësues të tjerë nga Autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut kompetente për këtë temë.


337