Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Evenimenti përkujtimor për Ditën e Kujtesës në Shkup dhe Kryesia italiane e “IHRA”

Data:

08/02/2019


Evenimenti përkujtimor për Ditën e Kujtesës në Shkup dhe Kryesia italiane e “IHRA”

 

Në 28 janar, Ambasadori Romeo mori pjesë, si përfaqësues i Kryesisë italiane të "International Holocaust Remembrance Alliance” (IHRA), në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Kujtesës e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe Ambasadës austriake.

Me fjalime morën pjesë Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov dhe homologu i tij lituanez, Linas Linkevicius, në vizitë në Shkup; kryetarja e Bashkësisë së hebrenjve në Maqedoni, Berta Romano-Nikoliç; Ambasadori Austriak Z.nja Renate Kobler dhe Ambasadori (në pension) Thomas Michael Baier, Përfaqësues Special i Austrisë në IHRA.

Ministri Dimitrov i kujtoi evenimentet e përkujtimit në mars 2018 në Shkup, me rastin e 75-vjetorit të dëbimit në Treblinka (pastaj dhe asgjësimin) të 7114 hebrenjve që jetonin në zonat që tashmë janë pjesë e Maqedonisë (dhe në atë kohë ishin nën pushtimin bullgaro-gjerman), në të cilët morrën pjesë përbashkërisht Kryeministrat të Maqedonisë Zaev dhe të Bullgarisë Borisov, dhe Konferencën rajonale "A response to Antisemitic Hate Crime and addressing the security needs of Jewish Communities", e organizuar nëntorin e kaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në bashkëpunim me OSBE-ODIHR dhe “Holocaust Memorial Centre of the Jews from Macedonia". Duke e konfirmuar angazhimin e autoriteteve maqedonase kundër anti-semitizmit, ai gjithashtu e theksoi miratimin, si referencë kombëtare, në mars të vitit 2018, nga Kuvendi në Shkup të "working definiton” të anti-semitizmit të miratuar (dhe të propozuar) ng IHRA në vitin 2016, edhe pse Maqedonia është shtet vëzhgues në Aleancën dhe nuk është ende anëtar i plotë.

Nga ana e tij, Ministri Linkevicius deklaroi se "Never to be repeated" nuk është vetëm një slogan në Lituani, por shoqërohet me veprime konkrete për të kujtuar dhe forcuar trashëgiminë historike dhe kulturore të hebrenjve lituanezë.

Ambasadori Baier u përqëndrua në veprimtarinë e IHRA-së që nga miratimi i "Working Definition" të antisemitizmit deri në miratimin e fundit, më 6 dhjetor të vitit të kaluar, nga Këshilli i Ministrave i BE-së për Drejtësi dhe Punë të mbrendshme të Deklaratës mbi Antisemitizmin.

Në fjalimin e tij, Ambasadori, pasi e kujtoi angazhimin e fortë të Italisë ndaj antisemitizmit edhe në kontekstin e organizatave të tjera ndërkombëtare, për shembull me Konferencën Ndërkombëtare "Responsibility of States, Institutions and Individuals in the fight against antisemitism in the OSCE area", e cila e inauguroi kryesimin tonë të OSBE në janar 2018, i shqyrtoi ngjarjet dhe aktivitetet kryesore të kryera nga Kryesia italiane duke e theksuar suksesin e saj të përgjithshëm, duke filluar me organizimin e dy sesioneve plenare vitin e kaluar, në Romë dhe Ferara, nën koordinimin e Ambasadorit Sandro De Bernardin, Shef i Delegacionit Italian në IHRA dhe Presidentit aktual deri në 5 marsin e ardhshëm.

Në vijim ishte koncerti emocional i duo-së austro-izraeliane Timna Brauer & Elias Meiri në temën " Songs from Jerusalem".


324