Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

KUMTESË E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT PËR HYRJEN NË FUQI TË MARRËVESHJES SË AMANDAMENTEVE DHE LIGJIT KUSHTETUES PËR ZBATIMIN E AMANDAMENTEVE

Data:

12/02/2019


KUMTESË E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT PËR HYRJEN NË FUQI TË MARRËVESHJES SË AMANDAMENTEVE DHE LIGJIT KUSHTETUES PËR ZBATIMIN E AMANDAMENTEVE

Informojmë se prej sot, 12 shkurt viti 2019, hyn në fuqi Marrëveshja Përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutën 817 (1993) dhe 845 (1993) në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, që Ministria e Punëve të Jashtme e shpalli në formën përkatëse në “Gazetën Zyrtare”.

Gjithashtu, informojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve ХХХIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga ХХХIII deri në ХХХVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi më 11 janar të vitit 2019. Këto amendamente sot hyjnë në fuqi, më 12 shkurt të vitit 2019 me shpalljen përkatëse të Qeverisë në Gazetën Zyrtare.

Me këtë fillon përmbushja e obligimeve të cilët dalin nga Marrëveshja Përfundimtare dhe Amendamentet kushtetuese. Vendimet fillestare lidhur me masat dhe aktivitetet e nevojshme për realizimin e obligimeve të lartpërmendura do të prezantohen në kumtesë për opinionin publik, të cilën do ta publikojë Grupi ndërministror për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja Përfundimtare.


332