Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Italia konfirmon angazhimin e saj të fuqishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave, ndër temat me përparësi gjithashtu duke pasur parasysh mandatin trevjeçar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, i cili do të fillojë më 1 janar 2019.

Si çdo vit, Ministria e punëve të jashtme (Farnezina) i bashkohet fushatës për ngritjen e vetëdijes UN Women me titull ” Orange the World ” që do të shfaqet në mediat sociale me “hashtag” #HearMeToo, për të tërhequr vëmendjen në dëshmitë e aktivistëve dhe tregimet e tyre në mënyrë që të parandalohet çdo formë të dhunës ndaj grave.

Ashtu si në vitet e mëparshme, ngjyra e portokalltë do të jetë fija e përbashkët që do ti bashkojë iniciativat dhe ngjarjet e realizuara në kuadër të fushatës. Prandaj, për herë të parë, edhe ndërtesa e Ministrisë (Farnesina) gjithashtu do të ndriçohet në ngjyrë të portokalltë në mbrëmjen e së diellës së 25 nëntorit. I gjithë rrjeti diplomatiko – konsullor italian do të shpërndajë iniciativën “Orange the world”, në faqet e tyre të internetit dhe rrjetet sociale, në periudhën prej 25 nëntor deri më 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Italia është e angazhuar në mënyrë aktive në promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave, si në nivel diplomatik ashtu edhe në bashkëpunimin për zhvillim. Në ditët e fundit, falë kontributit aktiv të Italisë, Komisioni i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (përgjegjës për të drejtat e njeriut, çështjet sociale dhe humanitare) ka miratuar rezoluta të rëndësishme për të drejtat e grave dhe, në veçanti, për luftimin e dhunës kundër tyre.

Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave vazhdon të jetë një prioritet ndërsektorial i të gjitha projekteve të bashkëpunimit, përveç iniciativave specifike të dedikuara për gratë, vajzat dhe të miturit, në përputhje me qëllimin e zhvillimit të qëndrueshëm SDG 5 të Agjendës 2030. Këtë vit Italia gjithashtu ka rritur bashkëpunimin e saj me agjencitë e Kombeve të Bashkuara që merren me çështjet gjinore, para së gjithash UN Women dhe UNFPA.

Gjithashtu edhe në kuadër të “Planit strategjik kombëtar për dhunën mashkullore kundër grave 2017-2020”, i miratuar në nëntor vitin e kaluar në përputhje me të ashtuquajturën “Konventa e Stambollit” (Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër gratë dhe dhuna në familje), Italia është angazhuar në projekte të fuqizimit të grave dhe në programe për luftën kundër të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave, veçanërisht në lidhje me praktikat e papranueshme si gjymtimi i gjenitaleve femërore dhe martesat e parakohshme dhe me dhunë.

Italia gjithashtu i mbështet iniciativat ndërkombëtare për parandalimin e dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore në situata konflikti dhe në emergjenca, duke përfshirë ” Call to Action on Protection from Gender-Based Violence in Emergencies”. Shteti ynë ka kohë që është përfshirë në promovimin e një politike të tolerancës zero ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të kryer nga personeli ushtarak dhe civil i përfshirë në misionet paqeruajtëse të OKB-së.

Gjithashtu thelbësorë është promovimi i rolit të gruas në proceset e ndërmjetësimit dhe parandalimit të konflikteve, në të cilat Italia është në ballë, në veçanti me Rrjetin e Grave ndërmjetës të mesdheut. Italia është gjithashtu ndër vendet më të angazhuara për parandalimin dhe luftimin e shfrytëzimit, abuzimit dhe ngacmimit seksual në sektorin e ndihmës humanitare, siç tregohet në deklaratën ministrore të G7 në Whistler, në ” Circle of Leadership ” të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe duke iu përmbajtur angazhimeve të shpallura në ” Safeguarding Summit ” në Londër më 18 tetor.