Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Projekte në Shkup të "Western Balkans Investment Framework" (WBIF) në sektorin e ndërtimit të shkollave

Data:

17/07/2018


Projekte në Shkup të

Më 25 prill është mbajtur vizita e delegacionit teknik të ""Western Balkans Investment Framework" (WBIF) në dy institucione arsimore, shkolla fillore "Naum Naumovski Borçe" dhe shkolla e mesme "25 Maj", të dyja në Komunën Gazi Babë (Qyteti i Shkupit). Qëllimi i vizitës ishte të shihen rezultatet e rinovimit të dy shkollave, i realizuar përmes projekteve të financuara në kuadër të WBIF, "blending facility", në të cilat kontribuojnë Komisioni Evropian, Banka Evropiane e Investimeve, Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për ndërtim dhe zhvillim dhe Banka Botërore, si dhe disa donatorë dypalësh, duke përfshirë edhe Italinë.

Projektet për përmirësim strukturor të dy shkollave, të dy të miratuar në maj 2011, bëjnë pjesë të programit të Ministrisë maqedonase të Arsimit dhe Shkencës për rregullimin strukturor të objekteve shkollore, në mënyrë që t’ju ofrojë nxënësve një ambient më të favorshëm për mësim. Në sajë të WBIF fondeve, ishte e mundur të renovohet fasadat e shkollave, dhe të përmirësohet izolimi termik i klasave, edhe duke i rindërtuar kulmet. Gjithashtu janë rinovuar edhe sistemet e ngrohjes, sistemet e ujërave të zeza dhe sistemet hidraulike, duke ofruar shërbime më të mira shëndetësore dhe duke garantuar kushte më të mira higjienike. Së fundi, janë ndëruar dyert dhe mobiljet e klasave. Ky rinovim, e përmirëson cilësinë e mësimit të nxënësve, si dhe e shmang humbjen e panevojshme të burimeve të tilla si energjia dhe uji, që rezulton nga sistemet hidraulike dhe joefikase të energjisë. Në këtë mënyrë paratë e kursyera mund të drejtohen për blerjen e teknologjive të reja, që të sigurohet mësimdhënie interaktive.

Në vizitën ishin të pranishëm Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski, Ambasadori i Italisë, Ambasadori i Gjermanisë dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit Evropian dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës. Z.nja Deskoska i falënderoi donatorët kryesore të "Western Balkan Investment Framework", të cilët, së bashku me fondet e akorduara nga Qeveria e Maqedonisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, kanë lejuar rindërtimin dhe modernizimin e shkollave. Ajo gjithashtu theksoi se prioritetet e Qeverisë përfshijnë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, lehtësimin e kushteve të të mësuarit, në mënyrë që studentët të mund të arrijnë rezultate më të mira. Investimi në arsim është definuar si një nga qëllimet prioritare të vendit, për t'ju përshtatur standardeve evropiane të arsimit.

Ambasadori Romeo shprehu vlerësimin e tij për rezultatet e fituara në kuadër të WBIF, duke nënvizuar interesin themelor që Ballkani Perëndimor luan për BE-në dhe për Italinë dhe angazhimin që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare po e forcojnë në rajon, me theks të veçantë në infrastrukturën dhe sektorët e transportit (rezultate rë rëndësishme të Samitit në Trieste në korrik 2017), integrimi ekonomik, energjinë dhe mjedisin, si dhe politikat sociale.

 

https://www.facebook.com/ItalyinMKD/photos/pcb.1526680880787523/1526677537454524/?type=3&theater

 


279