Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Festime për Festën e Republikës në Shkup

Data:

30/07/2018


Festime për Festën e Republikës në Shkup

Në Shkup, në mbrëmjen e 31 majit, u mbajt festa e Ditës së Republikës, në kompleksin turistik prestigjioz "Makedonsko Selo", i vendosur në pozitën panoramike në shpatet malore të malit Vodno me pamje nga Shkupi, në afërsi të manastirit të famshëm Sveti Pantelejmon (i cili daton nga shekullin e 12-të).

Në mbrëmjen festive ishin prezent rreth 670 të ftuar, duke përfshirë numër të madh të përfaqësuesve institucional, si Presidenti i Parlamentit Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, Zëvendës Kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Hazbi Lika, Ministri i Jashtëm Dimitrov, Ministri i financave Tevdovski dhe ministra të tjerë, udhëheqës ushtarakë maqedonas, Guvernatori i ri i Bankës kombëtare, Autoritetet fetare ortodokse, Peshkopi katolik dhe shumica e Shefave të Misionit të akredituar këtu, personalitete nga bota e kulturës, mediave, akademik dhe përfaqësues të shoqatës civile. Masive ishte dhe prania e bashkatdhetarëve, në veçanti të sipërmarrësve italian në Maqedoni dhe zyrtarëve italianë të organizatave ndërkombëtare.

Pjesa institucionale u hap me himnet kombëtare italian dhe maqedonas, këtë vit - për herë të parë – të kënduar nga fëmijët e " Nova International Schools " në Shkup të cilët ndjekin kurset e gjuhës italiane të organizuara nga Dante Aligieri, me ndihmën e MPJBN. Element që kontriboi në krijimin e një atmosfere të veçantë të pjesëmarrjes dhe bashkimit.

Në fjalën e hapjes Ambasadori Romeo e kujtoi vjetorin e Republikës, si dhe shtatëdhjetë vjetorin e Kushtetutës italiane dhe 25 vjetorin e hapjes së marrëdhënieve diplomatike mes Italisë dhe Maqedonisë dhe, mbi këtë bazë, ai i përsëriti synimet e Politikës së jashtme italiane në Ballkan, të fokusuar në qëllimin e stabilizimit të rajonit në paqe dhe demokraci, duke e vendosur atë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Të ftuarit e vlerësuan të shkëlqyeshëm banketin e organizuar si zakonisht në funksion të promovimit të integruar të produkteve italiane, në sajë të sponsorizimit institucional dhe komercial. Ushqimi dhe vera të shërbyer të ftuarve ishin ekskluzivisht italiane, me qoshe të dedikuara për kategori të veçanta të produkteve (sallame, djathra, makarona, aperitiv italian, akullore). Nëpërmjet importuesve lokal ishin të pranishëm edhe disa marka të mëdha të brendit “Made in Italy” siq janë markat Piaggio, Moto Guzzi, Ducati, Alfa Romeo - të cilët i vënë në dukje modelet e tyre më të reja . Edhe muzika ishte pothuajse tërësisht italiane, e kënduar nga një grup artistësh të rinj lokalë, adhuronjës të traditës tonë të këndimit.

Një risi e rëndësishme e këtij evenimentit ishte ekspozita e paneleve, tërësisht të projektuar dhe të prodhuar nga stafi i Ambasadës (kryesor ishte kontributi i Zëvendësit Shef të Misionit, Z. Alesio Likuori, Lektorit, Prof. Marko Peshetelli, dhe dy stazhier të MPJBN, Franka Maria Amato dhe Domeniko Greko). Me panelat u përpoqëm ta përcjellim pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë italiane në fushën e natyrës, kulturës, dijes, njerëzimit, ekonomisë. Njëzet panelet e realizuara, një për çdo rajon të Italisë, ilustrojnë me një sistem të imazheve diversitetin e madh të peizazheve, monumenteve, prodhimtarinë, traditave të kuzhinës dhe personazhet gjenial të rajoneve të ndryshme italiane, duke u përpjekur të shfaqim elementet ndoshta më pak të njohur, por të jashtëzakonshëm, të trashëgimisë sonë kombëtare. Në fund të çdo paneli, gjendet fotografia dhe një citat të një personazhi istitucional, të artit, kulturës, të lindur në atë rajon të veçantë të Italisë.

Festimi i Ditës së Republikës në Shkup ishte një sukses – të ftuarit ishin shumë entuziastë - për zgjedhjen e lokacionit për festimin, për formatin e ngjarjes, për cilësinë e banketit dhe për atmosferën e përgjithshme miqësore që u krijua.


290