Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizitë e Ambasadorit në Kumanovë dhe takim për promovimin e gjuhës italiane

Me 3 prill, Ambasadori Romeo vizitoi Kumanovën ku u takua me Kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski, me të cilin i diskutoi mundësitë për investime, veçanërisht në fushat e infrastrukturës dhe mjedisit jetësor.
Në këtë kontekst, u mbajt takim i organizuar nga Kryetari i komunës, me drejtorët e shkollave dhe profesorët e gjuhës italiane për të zhvilluar iniciativa që e synojnë promovimin e gjuhës italiane në shkollat e qytetit, duke ndjekur gjithashtu vendimin e Qeverisë maqedonase për futjen e gjuhës italiane në sistemin shkollor si gjuhë e dytë e huaj (zgjedhore) duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.
Në fund të takimit, Ambasadori dhuroi libra italianë në Gjimnazin “Goce Delchev”, ku mësohet gjuha jonë.