Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Takim mes ministrave të Punëve të Jashtme Alfano dhe Dimitrov (Romë, 29 janar 2018)

Data:

31/01/2018


Takim mes ministrave të Punëve të Jashtme Alfano dhe Dimitrov (Romë, 29 janar 2018)

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Anxhelino Alfano, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “on the Responsibility of States, Institutions and Individuals in the Fight against Anti-Semitism in the OSCE Area” të mbajtur në Romë më 29 janar, një eveniment që festoi fillimin e Presidencës italiane të OSBE-së.

Gjatë takimit të përzemërt, Z. Ministër e konfirmoi mbështetjen e Italisë për procesin e reformave të brendshme të iniciuar nga qeveria maqedonase, si dhe në përgjithësi, për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit.

Ministri Dimitrov falënderoi dhe e kujtoi me mirënjohje Samitin në Trieste të Ballkanit Perëndimor në korrik 2017 ( "eveniment i rëndësishëm dhe i mbushur me rezultate konkrete") dhe angazhimin e fortë të Italisë si dhe angazhimin personal të Ministrit Alfano në atë rast.

U përkujtuan zhvillimet e mëdha të arritura në marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe përkushtimin e fortë të Shkupit në negociatat me Athinën për zgjidhjen e çështjes së emrit, hap që do të jetë " me rëndësi historike", do të garantojë një nxitje të procesit të integrimit euro -atlantik dhe do të forcojë në mënyrë të rëndësishme stabilitetin e rajonit.

Të dy ministrat gjithashtu ranë dakord ta forcojnë bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer kulturor, veçanërisht në fushën e promovimit të gjuhës italiane.


258