Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

JAVA E V-të E KUZHINËS ITALIANE NË BOTË (23-29 NËNTOR 2020)

Të hënën, 23 nëntor fillon Java V e Kuzhinës Italiane e organizuar në Maqedoninë e Veriut e cila këtë vit do të ketë si temë: ” Dije dhe Shije të Tokave Italiane, në 200 vjetorin e lindjes së Pellegrino Artusi-t”.
Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Zyren ICE, Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane të UKIM dhe Universitetit ‘Goce Delcev’ të Shtipit dhe Institutit Dante Aligieri kanë përgatitur një kalendar plot ngjarje për publikun maqedonas të cilat pasqyrojnë frymën e kuzhinës italiane, përsosmërinë e produkteve dhe pasurinë e traditave dhe territoreve italiane. Falë bashkëpunimit me Shkollën e Gatimit ALMA, nxënësit e shkollës së mesme hotelierike maqedonase “Llazar Tanev” do të ndjekin 6 Masterclass ligjerata të kuzhinës italiane, ndërsa punonjësit në supermarketet TINEX do të mësojnë më shumë për djathrat italianë dhe sallamet dhe prezantimin e tyre në pjata.
Gjatë fundjavës, më 28 dhe 29 nëntor, konsumatorët maqedonas do të kenë mundësinë të shijojnë pica napolitane në parkun e Shkupit.
Programi gjithashtu përfshin webinar kushtuar rëndësisë së kuzhinës italiane në letërsi, nga profesorë universitarë maqedonas dhe italianë të kushtuar studentëve dhe dashamirëve të kuzhinës dhe gjuhës italiane. Me këtë rast, do të jetë gjithashtu e mundur të shohim dokumentarin Barolo Boys (2014) kushtuar prodhimit të verës italiane dhe një tjetër për jetën e Pellegrino Artusi 130 vite pas botimit të manualit të tij të famshëm Shkencë në kuzhinë dhe arti i të ushqyerit mirë.